“U zgjova krejtësisht e shurdhuar e nuk qëndroja dot në këmbë”; këngëtarja e njohur Jessie J tregoi eksperiencën e frikshme që e detyroi t`i kalonte Krishtlindjet në spital.

Mjekët atje i shpjeguan se arsyeja e problemeve të saj ishte sëmundja e Meniere, apo sindroma e veshit të mesëm. “ E di se shumë njerëz vuajnë prej kësaj sëmundjeje, dhe kam pasur mjaf mbështetje të them të drejtën; një numër i madh ndjekësish më kanë këshilluar se çfarë duhet të bëj”, rrëfeu këngëtarja.

32 vjeçarja u shpreh se i kishin dhënë mjekime dhe se tani po e merr veten në shtëpi. Ajo ndihet mirënjohëse që e kaloi me kaq dhe problemet me dëgjimin ishin të përkohshme, edhe pse frika gjithmonë mbetet. “ Mund të kishte qenë më keq, shoi ajo, por më dhanë mjekimin e duhur dhe e mora veten shpejt”.

Fansat nxituan t`i uronin në Instagram shërim të shpejtë, ndërsa ajo vetë tha se tani po dëgjon sërish dhe i gëzohet faktit që do t`i rikthehet shpejt këngës.

Top Channel