Protestat për vrasjen e Klodian Rashës/ Abilekaj: Si studentët në 2018, nuk i drejtohet vetëm qeverisë por edhe opozitës

28/12/2020 22:51

Na ndajnë edhe pak ditë nga hyrja e vitit 2021 dhe në Open në Top Channel po flitet se kush e dominoi skemën politike Rama, Basha apo Meta?

A veproi siç duhet opozita në protestat për vrasjen e Klodian Rashës?- pyeti Eni Vasili panelistët.

Analisti Enton Abilekaj tha se protesta për vrasjen e Klodian Rashës nuk i drejtohet vetëm qeverisë por edhe opoztës, siç ishte protesta e studentëve në 2018.

“Kemi pasur në 2018 një protestë nga studentët që u shua pa ndonjë rezultat. U shua se u fut dhe opozita. Pra kemi një brez të ri që proteston kundër formës së qeverisjes së këtyre 30 viteve.

Kështu ishte edhe protesta për vrasjen e Klodian Rashës. Janë dy protesta kundër mënyrës së qeverisjes së këtyre 30 viteve”- tha Abilekaj.

Top Channel