Pandemia bën miliarderë 50 doktorët e shkencëtarët kryesorë të botës, zbulon revista Forbes

28/12/2020 16:21

Pandemia e COVID-19 ka ndihmuar 50 krerët shëndetësorë të botës të bëhen miliarderë, gjysma e të cilëve vijnë nga Kina, sipas raportimit të fundit të revistës Forbes.

Pandemia që raportohet se ka vrarë deri tani rreth 1.7 milionë njerëz ka detyruar qeveritë të shikojnë nga krerët e industrisë së shëndetësisë për të ndihmuar me vaksinimin, siç ndodhi me grupet Moderna e Pfizer që plotësuan zotimet e tyre për krijimin e vaksinës para fundit të 2020.

Dozat e këtyre dy vaksinave janë shpërndarë në SHBA e Britani, çka ka bërë që rreth 50 doktorë, shkencëtarë dhe biznesmenë të shëndetësisë të arrijnë këtë vit statusin e miliarderit, sipas revistës Forbes.

Më i famshmi mes miliarderëve të rinj është Uğur Şahin, bashkëthemeluesi i BioNTech, bashkë-krijuese e vaksinës Pfizer, dhe Stéphane Bancel, kreu i kompanisë me bazë në Massachusetts, Moderna.

Şahin ka arritur pasurinë prej $4.2 miliardë që prej janarit ndërsa Bancel ka arkëtuar $4.1billion, sipas Forbes.

Aksionet e BioNTech janë rritur në vlerë me 160 përqind që prej partneritetit me Pfizer për krijimin e vaksinës.

Fancezi Bancel, u bë drejtor ekzekutiv i Moderna në 2011. Ai arriti miliardin e tij të parë në mars pasi shiti më shumë se 1 milionë aksione të kompanisë kur vlera e tyre ishte rritur me 550 përqind.

Mes miliarderëve të tjerë të rinj përfshihen Yuan Liping, pasuria e të cilës arriti në $4.1 miliardë pas divorcit nga Du Weimin in June.

Yuan, e cila zotëron 24 përqind të grupit prodhues të vaksinës, Shenzhen Kangtai, u bë gruaja më e pasur në Kanada pas divorcit të tyre.

Hu Kun, drejtues i grupit kinez Contec Medical Systems, gjithashtu u bë miliarder këtë vit me një pasuri prej $3.9 miliardë.

Kompania e tij prodhon pajisje pë spitale si avullues lëngu, stetoskope dhe monitorë të tensionit të gjakut.

Carl Hansen, nga Kanada, zotëron tashmë $2.9 miliardë si drejtues i kompanisë AbCellera.

AbCellera është një kompani teknologjike që përdor inteligjencën artificiale për identifikimin e anti-trupave si trajtim për sëmundjet.

Timothy Springer, i cili ka investuar 5 milionë dollarë te grupi Moderna në 2010 tashmë zotëron 2 miliardë

Imunologu zotëron 3.5 përqind të aksioneve të Moderna që tashmë kanë një vlerë prej $1.6 miliardë.

Sergio Stevanato zotëron $1.8 miliardë si president i kompanisë së paketimeve mjekësore  Stevanato Group, prodhuesi i dytë në botë për shishkat e xhamit të mjekimeve dhe lëngjeve të injeksioneve.

Kompania e tij prodhon shishkat për 40 vaksina COVID-19.

 

FOTO GALERI
1/6
Uğur Şahin, bashkëthemeluesi i BioNTech, bashkë-krijuese e vaksinës Pfizer

Top Channel