“Babai që ndan lekët me dashnoret”- Andi Bushati ironizon menaxhimin e pandemisë nga Rama

28/12/2020 21:55

Na ndajnë edhe pak ditë nga hyrja e vitit 2021 dhe në Open në Top Channel po flitet se kush e dominoi skemën politike Rama, Basha apo Meta?

Analisti Andi Bushati bëri një ironi me menaxhimin e pandemisë.

“Do ta tregoj menaxhimin e pandemisë nga qeveria me një anekdotë. Ne jemi si një familje normale që të gjithë lekët që kemi i hedhim për të shëruar dikë që na sëmuret. Lekët e hedhura për shërimin e vëllait apo babait nuk ishte keq, por ka baballarë që lekët e ngelura i ndajnë me djalin, vajzën dhe gruan. Por ka dhe baballarë që këta lekë i ndajnë me dashnoret. Rama i ndau lekët me 10 dashnoret e tij”- tha Bushati.

E ke fjalën për oligarkët?- e pyeti Eni Vasili.

Po, për oligarkët- vijoi Bushati.

Top Channel