Kreshnik Spahiu mendon se opozita ka luajtur pisët gjatë pandemisë së covid-19. Sipas tij, në fillim thoshte se duhet mbyllje totale ndërsa më pas që nuk duhej mbyllur.

Më tej Spahiu ka thënë se loja tjetër e pisët e opozitës është kur tha se Shqipëria ka 500 të vdekur nga covid-19.

Spahiu:
Deri në shtator një pjesë e shqiptarëve thonë që nuk ekziston. Trajtimi ka bindur opinionin se kjo është problem global. Opozita ka luajtur shumë pisët. Presidenti bëri miting. Opozita thoshte mos blini maska se janë të skuadra, sot vendosen copa të thjeshta. Luante me dy porta. Se njëri thoshte bëni shtet rrethim tjetri thoshte mos e mbyllni. Momenti tjetër kur thanë se Shqipëria ka 500 të vdekur. Po ata nuk janë qene e mace. Se dhe ata kanë emër. Të hedhësh një akuzë të tillë dhe të mos nxjerrësh një emër është…Vijmë tek vaksina. Gjermania është prodhues i vaksinës. Jam pacient i një klinike dhe më vjen radha në shtator. Imagjino një vend jo anëtar i BE që ta blejnë. Dhe a mund ta bëjnë. Vaksinën evropiane nuk mund ta bëjnë. Vetëm nëse blen atë ruse apo kineze. Sepse kapacitet i prodhues i vaksinave evropiane është më i vogël. Nëse do të vijë mund të ndikojë negativisht se do hidhen akuza se po bëhet me mik dhe me blerje.

Top Channel