Zbulohet varianti italian i virusit/ Prej gushtit qarkullon një formë e Covid e ngjashme me atë anglez

29/12/2020 01:20

Nuk qenkan vetëm variantet e ri britanike dhe afrikane të koronavirusit ato që qarkullojnë nëpër Europë, duke mbjellë edhe më shumë frikë për faktin se kanë një nivel infektueshmërie më të lartë se origjinali.

Presidenti i Shoqatës Italiane të Virologjisë, Arnaldo Caruso, pretendon se që prej muajit gusht qarkullon dhe në Itali një formë e koronavirusit “shumë e ngjashme me variantin anglez”.

Virusi Italian thuhet të jetë zbuluar në Brescia. “ Ai e paraprin shtamin e zbuluar në muajin shtator në Britaninë e Madhe”, sipas Carusos, që flet për një njëjtin mutacion të proteinës Spike të cilën virusi e përdor për të hyrë ne qelizat e organizimit tonë. Por ndryshe nga variant anglez, ai italian sipas ekspertit, ka pësuar në këtë protein edhe një mutacion të dytë, ç’ka bën që të dallojë disi nga virusi pandemik të cilin tashmë e njohin të gjithë.

Caruso shpjegon se variant Italian u arrit të zbulohej fare rastësisht, gjatë vëzhgimit të një ngarkese të pazakontë virale tek një pacient që kishte vuajtur nga Covid-19 në muajin prill. Edhe pas shërimit të tij, tamponet e kryer mbi këtë individ vazhdonin të dilnin pozitivë dhe tregonin se kishte ngarkesë shumë të madhe virusale.

“ Kur vendosëm të bënim sekuencimin e virusit për të kuptuar përse zgjati kaq shumë situata e pacientit në fjalë, kuptuam se sapo kishim identifikuar një variant të ri të tij”, shpjegoi virologu.

Top Channel