Djali nga Kalifornia godet me grushte, mundet me ariun 160 kg për të shpëtuar qenin e tij

28/12/2020 20:43

Kaleb Benham nga Grass Valley në Kaliforni, kaloi shumicën e periudhës festive me pit bull-in e tij të plagosur Buddy, për një përleshjeje për jetë e vdekje me një ari gjigand 160 kilogramësh.

Arinjtë e mëdhenj nuk hasen shpesh në Grass Valley, në Nevada por banorët tregojnë sesi nganjeherë ata zbresin për të kërkuar mes mbeturinave për ushqim.

Historia e Benham është shumë më e tmerrshme sesa tregimet e zakonshme të vendasve. Dy javë më parë ai ishte përpara shtëpisë së tij kur degjoi hungërimë të fuqishme dhe ktheu kokën pa një ari gjigand që po luftonte me qenin e tij Buddy.

“Dëgjova hungërimën nga rreth 30 metra larg dhe pashë ariun që e kishte kapur qenin nga koka dhe po e tërhiqte,” tha Benham për mediat lokale.

Megjithse pamja ishte e tmerrshme, instinktet prindërore të Benham e detyruan të bënte atë që çdo njeri do të bënte për të shpëtuar të dashurin e tij.

“Vrapova drejt tyre dhe iu hodha ariut, e kapa nga fyti dhe nisa të qëlloja me grushte në fytyrë e në sy, derisa e lëshoi. Sinqerisht, e vetmja gjë që po mendoja ishte të shpëtoja të voglin tim”, tha ai.

Pasi çliroi Buddy nga nofullat e vdekjes, Benham nxito drejt klinikës veterinare të qytezës rurale.

Për fat të mirë Buddy u pranua në spitalin veterinar Mother Lode, ku pit bull-it i bënë operacion dhe i qepën plagët. Ai tashmë po rekuperohet nga sulmi traumatik.

Çuditërisht ariu sulmues nuk e ka lënë pas incidentin por është shfaqur herë të tjera rreth shtëpisë.

Benham dhe Buddy kanë qenë të pandashëm që kur qeni u adoptua nga një strehë kafshësh disa vjet më parë. “Unë do të vdisja për qenin tim”, thotë Benham.

Top Channel