Reperi i njohur, Getoar Selimi është nduke shijuar suksesin e bashkëpunimit me reperin Majk, “Hajde te baba”.

Nga ana tjetër, Getoari  vazhdon të jetë aktiv dhe shumë i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat shumë momente nga jeta e tij.

Së fundmi, ai befasoi ndjekësit teksa publikoi një fotografi duke bërë një punë jo të zakonshme për të.

Ai ka pozuar në një studio argjileje, duke provuar të të krijojë vazo nga materiali i argjilës.

Nuk dihet nëse kjo fotografi është shkëputur nga xhirimet e ndonjë projekti të ri muzikor apo ka qenë thjesht inspirim i momentit për të provuar diçka.

Jeta është ajo që ti e bën”, ka shkruar reperi Selimi në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Burimi: Telegraf

Top Channel