“Unë mendoj se tre lojtarët më të mirë qendrorë në botë janë: Sergio Ramos, Van Dijk dhe Koulibaly. Të tre janë shumë fizikë, por në të njëjtën kohë shumë inteligjentë në fushë.”

Këto janë fjalët e talentit të madh norvegjez Erling Haaland, në një intervistë dhënë për mediet e vendit të tij. Sulmuesi 20-vjeçar, ndër më të mirët në qarkullim në futbollin elitar europian, lartësoi kapitenin e Realit dhe gjigantin e Liverpoolit, vlera e të cilëve është e padiskutueshme, pa harruar dhe futbollistin e Napolit.

Edhe kundërshtarët janë të vetëdijshëm për faktin se për të kaluar një mur të vërtetë si Kalidou Koulibaly, duhet përpjekje titanike.

Koulibaly ka qenë afër largimit nga klubi i Aurelio De Laurentiis, por ofertat e arritura në Napoli nuk e kanë kënaqur kurrë presidentin “vullkanik” napolitan. Për mbrojtësin shfaqën interes serioz Manchester City dhe PSG. Shumë që kërkon De Laurenttis mbetet rreth 70 milion euro, e lartë për një mbrojtës. Por cilësitë sigurisht që nuk vihen në diskutim. Tani për tani, le të themi në afatin kalimtar të janarit, Koulibaly nuk është i destinuar të largohet. Për të ardhmen e tij do të flitet shumë verën e ardhshme.

Top Channel