Kreshnik Spahiu në Open: Akoma jemi me spitalet dhe ambulancat e Enverit’

28/12/2020 22:08

Na ndajnë edhe pak ditë nga hyrja e vitit 2021 dhe në Open në Top Channel po flitet se kush e dominoi skemën politike Rama, Basha apo Meta?

Juristi Kreshnik Spahiu foli në një lidhje skype ku tha se krejt sistemi politik në këto 30 vite ka dështuar në zhvillimin e shëndetësisë.

“Nuk mund të thuhet nëse ka pasur sukses apo dështuar. I gjithë sistemi politik në këto 30 vite ka dështuar për ta bërë sistemin shëndetësor të sigurt. Në vazhdojmë akoma me spitalet dhe ambulancat e bëra nga Enveri. Ka dështuar Rama, Nano, Meta madje dhe vetë Berisha që është mjek dhe e ka profesion”- tha Spahiu.

Top Channel