E martë, 27 Korrik 2021
17:18
Raporti i DASH për e-Albania: 95 % e shërbimeve online, do frenojë korrupsionin

Rritja e shërbimeve publike online përmes e-Albania mori vlerësim maksimal nga një prej raporteve më të njohura ndërkombëtarë për klimën e investimeve, ai i Departamentit Amerikan të Shtetit.

17:14
Breshëri në tokë si bombardim/ “Çmendet” moti në Itali, përmbytje e stuhi!

Një stuhi e fuqishme breshëri e shoqëruar nga vorbulla ajri u regjistruan në Fidenza të Italisë. Breshëri, që mbërrinte përmasat deri në 10 cm, e godiste aq fort tokën, sa dukej si bombardim.

17:06
Ministrja Kushi takim me përfaqësues të Bankës Botërore për bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e arsimit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka pritur në ambientet e MASR përfaqësues të Bankës Botërore, në kuadër të bashkëpunimit në fushën e arsimit në Shqipëri.

17:01
Romanët skeptikë ndaj makinetave automatike që shpërndajnë ‘pica të freskëta’ (fotot)

Në kryeqytetin italian është shfaqur së fundmi një makinetë automatike që nxjerr pica të freskëta brenda tre minutave.

16:58
Ministria e Shëndetësisë nxjerr bilancin për 24 orët e fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3628 testime në vendin tonë, prej të cilave kanë rezultuar pozitive 31 raste të reja.

16:57
Tërbimi i natyrës, stuhia e rërës “gllabëron” qytetin në Kinë brenda pak minutash!

Mjaftuan vetëm pak minuta që një stuhi gjigante rëre ta zhyste në kaos qytetin kinez të Dunhuang-ut, të ndodhur në të ashtuquajturën “Rruga e mëndafshtë”.

16:42
“Pini nga pak, se ju bën mirë”, befason studimi i ri: Pak alkool, mbron zemrën!

Nëse keni ndonjë problem kardiovaskular, një sasi e vogël alkooli çdo ditë mund t`ju ndihmojë të reduktoni rrezikun e një ataku kardiak apo hemorragjie cerebrale thotë CNN, duke cituar një studim të fundit.

16:37
Zjarr masiv në Athinë/ Shkrumbohen shtëpi e makina, zjarrfikëset ‘në luftë’ me flakët (PAMJET)

Një zjarr masiv ka përfshirë periferinë e Athinës, ku janë bërë ‘shkrumb e hi’ shtëpi dhe makina, ndërsa shkaku nuk dihet ende.

16:35
Transeksualja tërbohet kur shoferët e thërresin ‘zotëri’, nuk ndryshon dot emrin në aplikacionin e taksive (fotot)

Një britanike transseksuale kritikonte së fundmi aplikacionin e taksive Uber pasi refuzonte të pranonte ndryshimin e emrit në llogarinë e saj.

16:33
26 të plagosur dalin nga spitali, avokati: Shoferi nuk ka thënë se e zuri gjumi!

Ministri kosovar i Shëndetësisë, Arben Vitia njoftoi se 26 nga të plagosurit e tragjedisë së autobusit që po trajtoheshin në spitalin e Sllavonski Brod, kanë dalë tashmë, pasi gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar mjaftueshëm.

16:28
Mbulohet nga tymi qyteti i Fierit, vatër e madhe zjarri në fushën e mbetjeve urbane

Qyteti i Fierit është mbuluar nga tymi sepse fusha e mbetjeve në Mbrostar është përfshirë nga flakët.

16:20
Po lahej me familjarët në lumin Buna, humb jetën vajza e mitur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër mesditën e kësaj të marte.

16:18
Shqiptarët në Tokio 2020/ Notari Kledi Kadiu u rendit i 52. Olt Kondirolli në vendin e 64

E marta ishte dita e konkurrimit të notarëve shqiptarë.

16:15
Elbasan/ Ndërron jetë 55-vjeçari, u gjet i shtrirë në tokë pa shenja dhune

Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë në qytetin e Elbasanit. Dyshohet se personi është endacak dhe është gjetur i shtrirë në tokë pa shenja dhune.

16:14
Vrau shokun e tij Mehmet Qema, lirohet nga burgu dy muaj pas krimit Marjus Dema

Marjus Dema, i riu që vrau shokun e tij Mehmet Qemën, mbrëmjen e datës 10 maj ka lënë qelinë.

16:05
Dhjetëra raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë u konfirmuan të martën 42 raste të reja me koronavirus.

16:03
NATO përsërit mbështetjen e vazhdueshme për Afganistanin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ka biseduar në telefon me presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani, për t’i përsëritur mbështetjen e aleancës për vendin e tij.

15:55
Za Fest në edicionin e pestë! Nis në Shirokë dhe vijon në disa lokalitete në Shkodër

Zâ Fest këtë vit shënon edicionin e pestë të tij.

15:49
17 vjeçarja rrihet për vdekje nga familjarët ‘monstër’, veshi xhinse në ritualin fetar në Indi (fotot)

Një vajzë adoleshente është rrahur për vdekje nga familjarët e saj në Indi, pasi sipas raportimeve erdhi e veshur me xhinse në një ritual fetar.

15:49
Ura 300-vjeçare/ Ende funksionon Ura e Kamares në Elbasan, monument kulture, por pa asnjë përkujdesje

E ndërtuar aty rreth viteve 1600-1700 Ura e Kamares është një nga monumentet e rralla të kulturës, degëzim i rëndësishëm i rrugës Egnatia.

15:44
Ti Raporton/ Çmenduri në autostradën Milano-Bologna. Makinat radhë kilometrike në rrugë, të shkatërruara nga breshëri

Këto pamje erdhën në Ti Raporton në Top Channel, nga një qytetar nga Italia i cili tregon dëmin e madh që ka shkaktuar breshëri atje.

15:37
Në radhë për pasaportat/ Gjirokastër, emigrantët kthehen për të rinovuar dokumentet

Gati 60-70 qytetarë paraqiten çdo ditë pranë qendrës së ADISA-s në Gjirokastër për të kërkuar ndihmë për çeljen e një llogaria në e-Albania.

15:29
Dorëhiqen drejtuesit e PD në Korçë/ Kreu lokal i PD akuzon Bashën se e ktheu partinë në klienteliste

14 anëtarë të kryesisë së PD në Korçë, kanë dhënë dorëheqjen nga detyrat me argumentin se kryedemokrati Basha e ka kthyer PD në parti klienteliste.

15:29
Akuzat për ‘shpifje’, çështja Basha-Veliaj/ I kalon për shqyrtim Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vendosi sot që një mosmarrëveshje me akuzën për shpifje e Kreut të PD Lulzim Basha, ndaj kreut të bashkisë Erion Veliaj të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Pare kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

15:20
Klanet rivale të majmunëve luftojnë para qytetarëve të shokuar në Tailandë (fotot)

Këto janë momentet shokuese kur dy banda rivale majmunësh të egër luftonin njëri-tjetrin para shoferëve të shokuar në një qyteze të Tailandës.

15:20
Basha: Zgjedhjet ishin masakër! LSI: Votat u blenë. PS: Raporti i ODIHR më i miri për Shqipërinë

Partitë politike sikurse edhe në të shkuarën e lexojnë dhe komentojnë në mënyra të ndryshme raportin final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

15:18
“26 të vdekur presin Fatmir Mediun te dera e shtëpisë”/ Bledi Mane për mos rihapjen e hetimeve: Viktimat nuk gjejnë dot paqe nën varret e tyre

Gazetari Bledi Mane në një postim në facebook, ka reaguar mos rihapjen e hetimit ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit.

15:12
Mediu nuk rihetohet për Gërdecin! Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e SPAK për ish-ministrin e Mbrojtjes

Megjithëse nuk është një vendim i formës së prerë, Gjykata e Posaçme ia mbylli dyert SPAK dhe ia refuzoi kërkesën për të rihapur çështjen e tragjedisë së Gërdecit dhe për rrjedhojë gjykimin e Fatmir Mediut, nën akuzë në atë kohë për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

14:55
Partia e Vuçiç, denoncimi: “Blen” vota për 100 gramë kafe turke!

Përgatitjet për zgjedhjet lokale në Rumenci, të planifikuara për 1 gusht, filluan me kafe turke shkruajnë mediat në Kosovë.

14:49
DW: Sfida e drejtësisë në Shqipëri, të godasë “të paprekshmit”

Drejtësia e re në Shqipëri po hyn në etapën e dytë: një sistem i spastruar nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe ndëshkimit të korrupsionit në nivele të larta.

14:44
“Fluturuam nga dritarja”, dëshmia tronditëse- merret vendimi për shoferin e autobusit

“Kur hapa sytë, pashë që dikush theu xhamin e autobusit dhe doli përmes tij, kështu që unë e ndoqa instinktivisht.

14:09
Raporti i DASH: Klima e bërit biznes në Shqipëri, e vështirë! Problem janë korrupsioni, informaliteti, PPP dhe pronat

Departamenti Amerikan i Shtetit në një raport për klimën e të bërit biznes në Shqipëri për vitin 2021, e konsideron atë, të vështirë.

14:05
Ekspozita e dizenjuesve bashkëkohorë slloven në Korçë, zv.ambasadorja: Presim lajme të mira për hapjen e negociatave në tetor

Zëvendës ambasadorja sllovene, Milena Radenkovic nga Korça është shprehur optimiste për çeljen e negociatave për Shqipërinë gjatë presidencës së saj në BE.

13:48
Grushte, shkelma e thika/ Plas sherri mes truprojave e klientëve në “Orange Club” pas koncertit të Noizyt, 1 i arrestuar, nën hetim pronarët

Një konflikt mes 10 personash ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lokalin “Orange Club Sarandë”, ku një truprojë nga Tirana është arrestuar dhe 11 janë vënë nën hetim, mes tyre 2 pronarët e lokalit.

13:34
Anglia “kalon” pikun e Covid, vala e katërt mbyllet në fund të verës

A mos vallë Anglia e kaloi pikun e Covid 19?

13:20
Protesta në shtator? Basha: Nuk stepemi nga…

Kreu i PD Lulzim Basha në konferencën e sotme për shtyp e ka cilësuar si “fitore” raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas tij, u faktuan qëndrimet e PD-së, se këto votime ishin një masakër zgjedhore.

13:18
Ministria gjermane e prerë: “JO” vaksinimit të detyruar të popullatës!

Ministrja gjermane e Drejtësisë Christine Lambrecht e kundërshton vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë.

13:12
Regjistroi pronat në emër të disa personave/ Arrestohet Selami Kasapi, punonte si jurist në Hipotekën e Lushnjes

Selami Kasapi, me detyrë jurist pranë ZVRPP Lushnjë gjatë viteve 2014-2016 është hapur nga policia për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

13:05
Aksidenti në Kroaci, avokati: Klienti nuk më tha se e kishte zënë gjumi, në mungesë të marrëveshjes nuk mund të ekstradohet në Kosovë

hoferit të autobusit nga Kosova që u aksidentua në Sllavonski Brod të Kroacisë, ku si pasojë humbën jetën 10 pasagjerë – përfshirë edhe një shofer tjetër, sot i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

12:58
Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, LSI: Konfirmon masakrën zgjedhore, të drejtuar nga Rilindja

OSBE/ODIHR publikoi dje raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit.

12:51
Rrëzohet kërkesa për rihetimin e Fatmir Mediut/ SPAK ankimon në Apel vendimin

SPAK vendosi që të ankimojë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendimin e GJKKO për rrëzimin e kërkesës së rinisjes të hetimeve për Fatmir Mediun.

12:50
Shpërthim i fuqishëm në Gjermani, 5 të zhdukur e shumë të plagosur

Pesë persona rezultojnë të zhdukur e disa të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të fuqishëm në një park industrial të Leverkusenit në Gjermani, i cili ka bërë që një re gjigande tymi të mbulojnë pjesë të tëra të qytetit.

12:49
Delvinë/ I shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, ndërron jetë i moshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë, ku një i moshuar ka humbur jetën.

12:46
Kosova, vendi që paguan më së shumti për medalje olimpike në Ballkan – lë pas Serbinë

Kosova është vendi që paguan më së shumti për medalje olimpike. Rekordi olimpik që e arrin një sportist paguhet 200 mijë euro, medalja e artë në 100 mijë, e argjendta në 60 mijë dhe e bronzta me 40 mijë euro.

12:43
Raporti i OSBE për zgjedhjet, Basha: Konfirmoi që 25 prilli ishte masakër zgjedhore!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha për raportin e OSBE mbi 25 prillin, tha se u konfirmuan akuzat e tyre se 25 prilli ishte një “masakër zgjedhore” dhe se nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira.

12:25
Putin kërcënon hapur: Nga Rusia, një sulm që nuk parandalohet dot!

Vladimir Putin lavdëroi makinerinë e tij të luftës duke thënë se ajo tani tani është e aftë për një “sulm kundër armiqve të saj, i cili nuk mund të parandalohet dot”.

12:21
Marrëveshja me Anglinë/ Transferimi i 1500 të burgosurve, Shqipëria paguan faturën

Taksa-paguesit shqiptarë do të paguajnë koston e mbajtjes në burgjet shqiptare, të 1500 bashkëkombasve të tyre që priten të transferohet nga Anglia, në institucionet shqiptare të vuajtjes së dënimin, pas firmosjes së marrëveshjes dje në Londër nga ministria e drejtësisë Etilda Gjonaj.

12:14
11 shtetas të tjerë të huaj betohen para kryetarit të Bashkisë në Tiranës, Veliaj: Shenjë që qyteti po rritet

11 shtetas të tjerë të huaj nga Egjipti, Turqia, Italia dhe Kosova morën sot nënshtetësinë shqiptare. Në ceremoninë e betimit që u zhvillua në Bashkinë Tiranë, kryebashkiaku tha se për të është kënaqësi që shtetas të rinj i shtohen Shqipërisë, por sidomos Tiranës.

12:06
SHBA, “u verbuan” nga stuhia e rërës/ Përplasen 20 makina, 8 të vdekur!

Të paktën 8 persona humbën jetën pas përplasjes së 20 makinave më njëra-tjetrën në një autostradë të Utah-s, në SHBA, ku dukshmëria ishte ulur në nivele të rrezikshme për shkak të një stuhie rëre.

12:03
Raporti për zgjedhjet/ Ambasada britanike: Të zbatohen rekomandimet e ODIHR-it, hetoni rastet e shit-blerjes së votës

Ambasada britanike në Tiranë në një reagim të saj për raportin final të OSBE/ Odihr për zgjedhjet e 25 prillit thotë se palët politike duhet të marrin parasysh rekomandimet që jepen aty.

11:51
Shërbime të reja në Spitalin Memorial Fier, Manastirliu: Hapet Njësia e Hemodinamikës për ndërhyrjet në zemër dhe ato neurologjike

27 Korrik, Fier- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar Shërbimin e ri të Hemodinamikes në Spitalin Memorial Fier, i cili bën pjesë në fazën e dytë të hapjes graduale të shërbimeve në këtë spital.

11:48
Nuk ka rihetim për Fatmir Mediun/ GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për Dosjen e Gërdecit, Prokuroria e Posaçme ankimon vendimin

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e SPAK ditën e sotme, duke vendosur që të mos rifillojë hetimet ndaj Fatmir Mediut për rolin e tij në ngjarjen e Gërdecit, proces i bllokuar që prej vitit 2009.

11:40
Nis “mbrojtja” kundër alienëve, ndërtohet rrjeti global që gjurmon UFO-t

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, të drejtuar prej një astronomi te njohur të Harvardit, njoftuan iniciativën e tyre të re: grumbullimin e provave për teknologjinë e ndërtuar nga civilizime jashtëtokësore.

11:32
Ministri i Brendshëm i Kosovës: Udhëtarët dhe të vdekurit nga aksidenti në Kroaci pritet të arrijnë sot

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se udhëtarët që kanë shpëtuar nga aksidenti me autobus i një kompanie nga Kosova, të dielën në Kroaci, do të kthehen në Kosovë me transport të linjës ajrore, të martën, pas orës 22:00.

11:24
Zunë hapësirën e rërës në Himarë, vihen nën hetim 4 persona

Katër persona janë vënë nën hetim pasi kanë zënë hapësirën e rërës në plazhin e Gjipes në Himarë.

11:20
Marrëveshja për transferimin e të dënuarve me Britaninë, zbulohet se çfarë përmban dokumenti

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë vizitës së saj zyrtare, me ftesë të autoriteteve britanike, nënshkroi marrëveshjen e transferimit të dënuarve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

11:13
SHBA-ja përfundon misionin luftarak në Irak këtë vit

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se forcat e Shteteve të Bashkuara do të përfundojnë misionin e tyre luftarak në Irak, në fund të këtij viti, mirëpo do të vazhdojnë të trajnojnë dhe këshillojnë ushtrinë irakiane.

11:09
Lezhë/ Shiste kanabis, në pranga 25-vjeçari

Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike në doza, kanë organizuar punën dhe në lagjen “Gurra” , Lezhë, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin N. Gj., 25 vjeç, banues në Mirditë.

11:05
“Basha po e kthen PD në parti klienteliste”/ Sekretari dhe 13 anëtarë të kryesisë së PD në Korçë japin dorëheqjen

13 anëtarë të Kryesisë së degës në Korçë dhe Sekretar, kanë dhënë dorëheqjen në grup me motivin se kreu i PD Lulzim Basha po e kthen PD në një parti klienteliste për interesa të tij.

11:00
Miami/ Pas më shumë se një muaj, identifikohet viktima e fundit në ndërtesën e shkatërruar

Trupi i viktimës së fundit është nxjerrë dhe identifikuar në ndërtesën që u shemb në 24 qershor, në Miami.

10:57
Pozuan si pronarja me skllavin që mbante pranga në duar/ Çifti i panjohur zemëron shumë persona (Fotot)

Një çift i panjohur në rrjetet sociale është kthyer në më të urryerit e ditëve të fundit për shkak të temës që ata kishin përdorur.

10:45
Valë e re pandemie, katastrofa natyrore, sulme kibernetike…

Valë e re e pandemisë së koronavirusit. Katastrofa natyrore në Kinë dhe Gjermani. Sulme kibernetike, që shënjestrojnë pikat kyçe të Afrikës Jugore.

10:40
Shijak/ Kishte përshtatur lokalin për organizim lotarish, arrestohet pronari i lokalit

Pronari i një lokali në Shijak është arrestuar pasi kishte përshtatur ambientin për organizmin e lotarive të paligjshme.

10:32
Tiranë/Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, ja përse

Nga specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit A. S., 33 vjeç, për veprat penale ”Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se ka falsifikuar lejen e qëndrimit dhe pasaportën e një shtetasi.

10:26
Plagosi me thikë një person pas konfliktit, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është arrestuar pasi plagosi me thikë një person në Elbasan.

10:25
Tridhjetë ditë paraburgim për shoferin e autobusit që u aksidentua në Kroaci

Shoferit të autobusit nga Kosova, që është aksidentuar të dielën në Sllavonski Brodt të Kroacisë, i është shqiptuar masa prej 30 ditësh paraburgim.

10:17
Tirana nën fokusin e aparatit të turistëve (Fotot)

Tirana duket një metropol krejt i zakontë për banorët që rutina e përditshme i gjen tek rendin përgjatë rrugicave të saj, por një kryeqytet grishës me një të shkuar joshëse në sytë e turistëve të huaj që zgjedhin ta vizitojnë atë.

10:06
“Tokio 2020″/ Donjeta Sadiku e ashpër në ring por s’ia doli

Boksjerja nga Kosova, Donjeta Sadiku sot ka zhvilluar një luftë të ashpër me kundërshtaren e saj në Lojërat Olimpike Tokio 2020,  britaniken Caroline Dubrois, megjitha nuk ia doli ta vazhdojë sfidën drejt fitores.

09:55
Kërcënoi një familje në Kurbin, duke qëlluar pranë shtëpisë, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar në Kurbin, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë pranë një banese.

09:27
Xhudistja Gjakova: Fitoren ua dedikoj të gjithëve që më kanë ndihmuar

Xhudistja Nora Gjakova, pasi që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike, është shprehur e lumtur që një medalje po e sjell në shtëpi.

09:15
Me kanabis në shtëpi, kapet 60-vjeçari në Skrapar, më herët u arrestuar gruaja dhe djali

Një 60-vjeçar është arrestuar në Skrapar, pasi në shtëpinë e tij dhe pyllin aty pranë, u gjetën kanabis sativa.

09:12
Tenderi abuziv i uniformave të policisë/ 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dalin para gjykatës më 30 korrik

Gjykata e Posaçme cakton datën për seancën e Apelit të nëntë zyrtarëve të arrestuar për shkelje të barazisë në tendera.

08:59
Aksidenti në Kroaci/ 15 të plagosur ende në trajtim, 1 në gjendje të rëndë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se një nga të lënduarit e aksidentit tragjik në Kroaci është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa 15 të tjerë janë duke u trajtuar në spital.

08:48
Shoferja me targa zvicerane shkel semaforin/ Qytetari e denoncon, lëvizte pa rripin e sigurisë

‘Shoferët e pandreqshëm’ akoma vijojnë të thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

08:35
Ministrja gjermane e Drejtësisë: “Nuk do të ketë vaksinim të përgjithshëm me detyrim”

Numri në rritje i infeksioneve me korona ka ndezur një debat për më shumë kufizimeve për njerëzit e pavaksinuar. Ministrja gjermane e Drejtësisë e hedh poshtë qartësisht një kërkesë për vaksinim me detyrim.

08:25
Vëllai i shoferit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci: Jemi tronditur nga kjo tragjedi! Nuk e dimë kur do të vijë trupi

Naser Sylmetaj është në mesin e 10 personave që mbetën të vdekur në aksidentin e ndodhur të dielën në Kroaci, njëri nga dy shoferët.

08:13
Nisja e hetimit për Fatmir Mediun/ GJKKO shqyrton sot kërkesën e SPAK për Dosjen e Gërdecit

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të shqyrtojë ditën e sotme kërkesën e SPAK për të rifilluar ndjekjen penale ndaj Fatmir Mediut për rolin e tij në ngjarjen e Gërdecit, proces i bllokuar që prej vitit 2009.

07:47
Shqipëria e 3 në Europë për aplikimet për azil të fëmijëve, më e preferuara Franca

Edhe pse në një vit pandemik, që kufizoi udhëtimet, mbi 2 mijë fëmijë nga Shqipëria aplikuan për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, dhe Zvicër. Të dhënat u publikuan nga Eurostat, në raportin e fundit për aplikimet për azil nga fëmijët (personat nën moshën 18 vjeç).

07:08
Parashikimi i motit/ Mbërrin i nxehti afrikan, diell dhe temperatura deri në 41 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

06:58
Bllokohet faqja në internet e udhëheqësit të opozitës ruse Aleksei Navalni

Zyrtarët rusë kanë bllokuar qasjen në faqen e internetit të udhëheqësit të burgosur të opozitës, Alexey Navalny dhe në dhjetëra faqe të tjera të drejtuara nga aleatët e tij.

06:32
Thellohen përçarjet politike në prag të fillimit të hetimit për sulmin ndaj Kapitolit

Oficerët e policisë që mbrojtën ndërtesën e Kapitolit do të jenë të parët që do të dëshmojnë në seancat e dëgjimit që fillojnë sot nën mbikqyrjen e Komisionit të Përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve për Hetimin e Sulmit të 6 janarit.

06:16
Lëngu i patëllxhanit për uljen natyrale të sheqerit në gjak

Njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të bëjnë zgjedhje të kufizuara ushqimore. Në veçanti, ata duhet të kufizojnë sasinë e karbohidrateve.

05:57
Panxhar me hudhër dhe vaj ulliri për tensionin dhe aneminë

Panxhari është një nga perimet më të shëndetshme të nëntokës. Ngjyra e kuqe e tij pasuron gatimet e kuzhinës shqiptare ndërkohë që vlerat shëndetësore e bëjnë panxharin një aleat të vërtetë të njeriut. Kjo perime fantastike ka efekte të mëdha në trajtimin e problemeve të shëndetit.

05:30
Gabimet me ushqimin që ju dëmtojnë mëlçinë/ Zbuloni çfarë duhet të bëni

Ushqimet që hani, ato të duhura e ato të gabuara, kanë gjithmonë një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e mëlçisë.

05:05
Përbërësi ‘sekret’ i domates që i nevojitet lëkurës tënde

Domatja janë tepër të mira për shëndetin e njeriut dhe mirësia e tyre i atribohet përmbajtjes së lartë të antioksidantëve. Vetë pigmenti karotenoid që gjendet tek domatja, është sipas shkencëtarëve, tepër i rëndësishëm për shëndetin e kockave. Domatja është një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës C dhe vitaminës K. Ajo është bujare në përmbajtjen e potasit, magnezit, fibrave, vitaminës A, B6, folatit, vitaminës E, fosforit, kromit, proteinave, zinkut dhe hekurit.

03:36
Bezos i ofron NASA-s 2 miliardë dollarë në këmbim të kontratës së misionit në Hënë

Miliarderi Jeff Bezos të hënën ofroi udhëtimin e tij në hapësirë për të mbuluar deri në 2 miliard dollarë në NASA, me kusht që agjencia amerikane e hapësirës t’i jep kompanisë së tij Blue Origin një kontratë për të prodhuar një anije kozmike që të kthejë astronautët përsëri në hënë.

03:13
SHBA nuk heq kufizimet ekzistuese në udhëtimet ndërkombëtare

Shtetet e Bashkuara do të mbajnë kufizimet ekzistuese në udhëtimet ndërkombëtare në këtë kohë, pavarësisht kërkesave për reciprocitet që vijnë kryesisht nga Bashkimi Evropian, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

02:44
Shkon në 164 numri i viktimave nga përmbytjet në Indi

Ka shkuar në 164 numri i viktimave që humbën jetën në përmbytjet masive të shkaktuara në Indi.

02:20
Përhapje masive e variantit Delta, Irani shënon numrin më të lartë të rasteve që nga fillimi i pandemisë

Irani ka regjistruar 31.814 raste me COVID-19, numër rekord ditor që kur shpërtheu pandemia në vend vitin e kaluar.

01:59
Shkon në mbi 3.88 miliardë numri i dozave të vaksinës COVID-19 të administruara në mbarë botën

Mbi 3.88 miliardë doza të vaksinës së COVID-19 janë administruar në të gjithë botën deri më tani, me Turqinë e renditur midis dhjetë vendeve me më shumë doza të administruara.

01:38
Alarmi për bombë në Tiranë/ Një valixhe e braktisur u gjet nga policia

Një valixhe e braktisur në një prej rrugëve të Tiranës vuri në alarm forcat e policisë në orët e mbrëmjes së të hënës.

01:11
Raporti, PS-PD e lexojnë ndryshe/ Basha: Me dy fjalë, Masakër zgjedhore. Balla: Raporti më i mirë në këto 30 vite

Dy partitë më të mëdha e lexuan ndryshe raportin. “OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve.

00:56
SPAK në Kadastrën e Tiranës/ 3 të arrestuar për falsifikim dokumentesh, korrupsion dhe tjetërsim pronash

Policia e Tiranës njoftoi në mbrëmje në lidhje me aksionin e përbashkët me SPAK në zyrat e Kadastrës së Tiranës ku në pranga janë vënë tre persona.

00:35
Shqetësimet e OSBE/ODIHR-Nga blerja e votës, të dhënat e 900 mijë votuesve, avantazhet e PS dhe struktura e PD për votën

OSBE/ODIHR publikoi raportin final me 36 faqe për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri, ku thekson se Partia Socialiste e cila ka pushtetin kishte avantazh për shkak të kontrollit të administratave lokale dhe keqpërdorimit të burimeve administrative. Ministrat vazhduan fushatën gjatë angazhimeve zyrtare, ndërsa nga ana tjetër, në mënyrë zyrtare, Presidenti bëri fushatë kundër partisë në pushtet. Ndërkohë për Partinë Demokratike thotë se pati qasje potencialisht të jashtëligjshme me ngritjen e strukturës për mbrojtjen e votës.

00:14
Medaljet e ditës së gjashtë, Ariarne Titmus ul nga froni Katie Ledecky-n

Tokio vijon të dhurojë emocione me disiplinat e Olimpiadës që evidentojnë më të mirët e çdo kategorie. Adam Peaty u bë i pari notar britanik që mbrojti një titull olimpik, duke fituar medaljen e artë në stilin 100m bretkosë për meshkuj, me kohën e pestë më të shpejtë në gjithë historinë.

E hënë, 26 Korrik 2021
23:57
Gil në Premier e Lamela në LaLiga, Tottenhami e Sevilla zyrtarizojnë marrëveshjen

Tottenhami ka zyrtarizuar marrëveshjen për transferimin e Bryan Gil (aktualisht i impenjuar në Lojërat Olimpike me Spanjën) nga Sevilja. Nga e njëjta marrëveshje, Erik Lamela bëhet pjesë e klubit andaluz, pra kemi të bëjmë më një shkëmbim kokë për kokë.

23:42
Inter hapa konkretë për Nandez, përfshin në bisedime Nainggolanin

Interi po ndërmerr hapa konkretë për të veshur me ngjyrat ziklatër mesfushorin e Cagliarit, Nahitan Nandez. Nëse ditët e fundit Marotta kishte deklaruar se me klubin sard nuk kishin nisur bisedimet, duke lënë të kuptohet gjithsesi se interesim për lojtarin në fjalë ishte konkret, në takimin me drejtuesit e Cagliarit Interi ndërmori hapat e parë për të gjetur një marrëveshje.

23:23
Werder Bremen e fiksuar pas kosovarëve, Rashicën e zëvendëson me Kastratin

Werder Bremen e fiksuar pas lojtarëve kosovarë. Klubi nga Weser Stadion, që këtë sezon do të militojë në Bundesligën e dytë, synon ta zëvendësojë Milot Rashicën me një tjetër futbollist të përfaqësueses kosovare.

22:54
SHBA: Shoqatat e mjekësisë bëjnë thirrje për vaksinim të detyrueshëm për punonjësit e shëndetësisë

Ndërsa numri i rasteve të reja të koronavirusit po rritet përsëri në Shtetet e Bashkuara, organizatat kryesore të mjekësisë në vend bënë thirrje të hënën për vaksinime të detyrueshme të miliona punonjësve të kujdesit shëndetësor, duke thënë se është një domosdoshmëri morale për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së infeksionit.

22:50
Varane te Man.United në fundjavë, arrihet marrëveshja!

Raphael Varane është gjithnjë e më afër transferimit te Manchester United.