Surprizuese, kampionët në fuqi eliminohen që në grupe!

20/01/2022 21:09

Algjeria kampione në fuqi e Kupës së Afrikës, eliminohet që në fazën e grupeve.

Edhe pse kompeticioni ka ndryshuar format dhe gjatë këtij viti është me 24 skuadra, 16 prej të cilave do të kalojnë fazën e grupeve, Mahrez me shokë u eliminuan në mënyrë të papritur nga turneu pasi e mbyllën grupin E në vendin e fundit në kuotën e 1 pike. Algjeria duhet të merrte maksimumin e pikëve në ndeshjen e fundit ndaj Uellsit për të shpresuar te kualifikimi por përballë Bregut të Fildishtë kombëtarja bardhëjeshile u mposht me rezultatin 3-1.

Franck Kessie, Sangare dhe Nicolas Pepe i dhanë avantazhin e trefishtë elefantëve ndërkohë që Mahrez në minutën e 60-të humbi një 11-metërsh. Golin e nderit për Algjerinë e shënoi Bendenkba. Një eliminim i dhimbshëm për kampionët në fuqi por ata që i gëzohen më shumë këtij fakti janë Guardiola dhe Pioli që do të kenë shumë shpejt në skuadrat e tyre, Mahrez dhe Bennacer. Pas Bregut të Fildishtë që e mbylli grupin me 7 pikë në vendin e parë, u kualifikua edhe Guinea Ekuatoriale që mposhti minimalisht 1-0 Sierra Leonen që gjithashtu i dha fund turneut./ Supersport

Top Channel