‘Plas’ në Laç mes mbështetësve të Bashës dhe atyre të Berishës, ndërhyn policia

20/01/2022 15:17

Është shënuar incidenti i parë në takimin e Lulzim Bashës në Laç, ku simpatizantë të Berishës sulmuan simpatizantët e Bashës kur po futeshin brenda në pallatin e kulturës.

Thirrja ‘Basha ik’ nga një grup simpatizantësh të Berishës ka irrituar personat që mbështesnin Bashën të cilën e kanë dhunuar të riun që bëri këtë thirrje. Ndërkohë për të qetësuar ‘gjakrat’ ka ndërhyrë policia.

Takimi i kreut të PD Lulzim Bashës në Laç ka mbledhur simppatizantë si dhe deputetët e PD për qarkun e Lezhës. Ka qenë deputeti i Kurbinit Kastriot Piroli i cili ka pritur simpatizantët e Bashës por nuk kanë munguar dhe deputetet Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj.

Top Channel