Partia Socialiste shtyn mbajtjen e Kongresit pas zgjedhjeve të pjesshme lokale

20/01/2022 15:31

Partia Socialiste ka vendosur të shtyjë Kongresin e saj që ishte parashikuar të mbahej me datë 29 janar për në muajin mars, pas përfundimit të zgjedhjeve të pjesshme lokale në gjashtë bashki të vendit.

Socialistët në Kongresin e tyre, i shtyrë në muajin mars, pritet të miratojnë një sërë ndryshimesh që lidhen me statutin dhe organizimin e kësaj force politike.

Ilir Meta dekretoi sot 6 marsin si datë për zgjedhjet e pjesshme vendore për 6 bashki. Dekretin e bëri publik në faqen zyrtare në Facebook. Meta lajmëroi që dje se data e mundshme për zgjedhjet e pjesshme vendore do të ishte 6 marsi.

Ai u konsultua për zgjedhjet me kreun e grupit të PS-së Taulant Balla gjatë një takimi të mërkurën. Zgjedhjet vendore pritet të mbahen në 6 bashki: Shkodër, Vorë, Durrës, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Këto 6 bashki aktualisht nuk kanë kryetar formal.

Top Channel