Qyteti i Fierit është qarku i dytë pas Tiranës sa i takon rasteve aktive me covid 19, ku ka tani gjithsej 1,814 të infektuar.

Në bilancet e Ministrisë së Shëndetësisë Fieri zë vend pothuaj çdo ditë pas kryeqytetit për nga numri i infektimeve ditore.

Drejtori rajonal i kujdesit shëndetësor, Ervin Hoxha, flet për situatën epidemiologjike në bashkitë Fier, Patos dhe Roskovec.

Bashkë me infektimet në fier është rritur edhe numri i vaksinimeve, sic e tregojnë edhe vetë qytetarët në radhë në qendrën shëndetësore numër 1 të qytetit.

Që nga fillimi i fushatës në fier janë administruar gjithsej 172 855 doza vaksine.

Top Channel