Mungesën e dyshesh Salah-Mane që janë të impenjuar në Kupën e Afrikës te Liverpooli e kompenson një portugez.

Diogo Jota me dy golat e tij kualifikoi Liverpoolin në finalen e Carabao Cup aty ku The Reds do të kenë përballë Chelsean.

Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë, në gjysmëfinalen e dytë ndaj Arsenalit pavarsisht mungesave Liverpooli tregoi klas dhe grintë dhe me nga një gol në çdo pjesë të Diogo Jotës preku finalen e madhe aty ku do të synojë të fitojë trofeun e parë për këtë vit.

Top Channel