Zgjedhjet e pjesshme vendore/ PR do të jetë krah Berishës apo Bashës? Mediu: Duhet të bisedojmë!

20/01/2022 21:34

Gjashtë bashki, që janë aktualisht pa kryetar do të mbajnë zgjedhjet lokale në 6 mars.

Partitë politike duhet të nxjerrin kandidatët me të cilët do të garojnë në Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë.

Zgjedhjet e parakohshme lokale janë sfida e radhës e Lulzim Bashës me një parti të përçarë dhe me një kundërshtuar më të fortë se para 25 Prillit. Sali Berisha është shprehur se do marrë pjesë në zgjedhje me kandidatët e tij.  Në mungesë të vulës ai është në kërkim  të aleancave për regjistrimin ne KQZ si koalicion.

Pikëpyetjet janë për partitë e tjera opozitare, se në cilën anë do të rreshtohen ato. I pyetur në “Open”, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, nuk u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë, por tha se në 30 vite pluralizëm, PR-ja ka bërë koalicion me PD-në, pavarësisht se kush ka qenë në krye të saj.

Fatmir Mediu dhe PR ka qenë 30 vite në koalicion me PD-në, pavarësisht kush ka qenë kryetar i saj. Duhet të thërrasim sa më shpejt një tryezë ku të diskutojmë dhe të gjejmë kandidatët e përbashkët. Nëse hyjmë në zgjedhje për të provuar kush ka muskujt më të fortë brenda nesh, vetëm do kënaqim këtë regjim, do të kënaqim Edi Ramën”, thotë ai.

Ristani vë theksin te domosdoshmëria e diskutimeve në një tryezë të përbashkët, mes të gjitha partive opozitare, sidomos mes Bashës dhe Berishës.

Opozita duhet të gjejë rrugën e komunikimit dhe të dalë me kandidatë të përbashkët. Një tryezë e përbashkët e të gjithë faktorëve opozitarë. Nëse duam kandidatë fitues, zëri për të caktuar kandidatët, dueht të jetë zëri qytetar. Kjo është mënyra e vetme që opozita t’i kthejë në një shans pozitivë për veten këto zgjedhje”.

Top Channel