SHBA “rrëzon gazsjellësin EastMed”/ Projekti mes Izraelit-Qipros dhe Turqisë

20/01/2022 15:40

Greqia ndodhet ne mesin e një “lufte te ftohte” për kontrollin e transportit te gazit natyror dhe burimeve të tjera energjetike drejt Evropës dhe nga një nyje energjetike qe pretendonte te ishte pas projektit te gazsjellësit EastMed, ditët e fundit kane sjelle mesazhe negative per te, ndërsa kriza energjetike është ne kulmin e saj.

Ishte janari i vitit 2020 kur kryeministrat Mitsotakis, Netanjahu dhe presidenti qipriot Anastasiadhis nënshkruanin projektin prej 6 miliardë eurosh, te tubacionit prej 1900 km, një alternativë për të ndihmuar në lehtësimin e varësisë së Evropës nga gazi rus. Gazsjellësi nënujor sapo te përfundonte ne 2025 me ndihmën edhe te fondeve te BE, do te sillte fillimisht 10 miliardë metra kub gaz nga Izraeli dhe Qipro nepermjet Greqisë, drejt Italisë dhe zemrës se Evropës.

“Një nga tubacionet më të mëdha të gazit natyror në botë do të ketë përfitime të dukshme për vendet pjesëmarrëse në programin e saj”.

Por SHBA kanë shprehur dyshime për efektivitetin e tij me një non paper drejtuar qeverive te Greqisë, Qipros dhe Izraelit, në një kthesë të dukshme mbi projektin gjigant të mbështetur nga ish-administrata Trump. Ato e kane karakterizuar gazsjellësin East Med si “të paqëndrueshëm” dhe “një pikë tensioni në Mesdheun Lindor duke përmendur pretendimet greko-turke mbi rezervat e gazit në rajon.

Oret e fundit presidenti turk qe ka kundërshtuar qe ne fillim gazsjellësin ne fjale ka deklaruar me kenaqesi qe Ankaraja do te përfshihet ne nje project te ngjashëm ne bashkëpunim me Izraelin duke bere një hap miqësor ne afrimin e dy vendeve

“Kemi kohet e fundit një progres sa i përket transportit te gazit izraelit në Evropë përmes Turqisë dhe ne ende mund ta bëjmë këtë”.

Analiste te ndryshëm brenda dhe jashtë Greqisë, vlerësojnë se ndryshimi i qëndrimit te SHBA per pezullimin e EASTMED mund te lidhet drejtpërdrejt me presionin e Ankarase, si nje lojtar shume i fuqishme ne rajon,por edhe me interesat amerikane pasi Uashingtoni favorizon pronaret e anijeve cisterne te SHBA qe sjellin gazin e lengshem LNG, ne Europe dhe ne portin grek te Aleksandrupolit, duke mbështetur njekohesisht edhe dy gazsjellësat ku ato përfshihen drejtpërdrejt, TAP dhe IGΒ.

Top Channel