Burri mban ‘fytyrën e dikujt tjetër’ pas goditjes së rrymës 10,000 volt në aksidentin rrugor (fotot)

20/01/2022 21:27

Mitch Hunter ishte 21 vjeç kur u përplas me një shtyllë elektrike dhe ndjeu rrymën 10,000 volt t’i kalonte nëpër trup, duke e lënë tragjikisht të shpërfytyruar.

Ish-ushtaraku amerikan pa të ndryshonte krejtësisht jeta e tij pas aksidentit të tmerrshëm, por tashmë është një nga pesë njerëz në botë që kanë marrë transplant të plotë të fytyrës, prandaj thotë se “mban fytyrën e dikujt tjetër”.

Mitch është tashmë 42 vjeç por kujton se si ndjeu goditjen e rrymës 10,000 volt në trupin e tij në aksidentin e vitit 2001.

Ai thotë se në aksident kishte shpëtuar shoqen e tij në makinë duke e shtyrë jashtë rrugës së rrymës, duke mbetur i shpërfytyruar dhe duke humbur tre gishta në dorën e djathtë.

Mitch kishte pasur nevojë për shumë donacione lëkure në këmbët dhe në kurriz.

Por tashmë baba i tre fëmijëve në Indiana, ai thotë se nuk donte që fëmjët të kishin një baba me fytyrë të ndryshuar.

Rreth 30 doktorë kaluan të paktën 14 orë duke rindërtuar fytyrën e Mitch, duke zëvendësuar hundën, buzët e duke lidhur muskujt dhe nervat e fytyrës.

Por pa u trembur nga historia e tij, Mitch është tashmë një personazh i zëshëm në rrjetin TikTok ku flet kundër stigmatizimin të transplanteve të fytyrës.

Në një bisedim të fundit ai u thoshte ndjekësve: “Kjo është fytyra e dikujt tjetër. Është dhe mjekra e donatorit, pasi qimet e fytyrës vijnë bashkë me lëkurën e tij”.

Ai thotë se para transplantit njerëzit e shikonin me tmerr dhe kjo nuk ishte fare zbavitëse. “Tani është më e thjeshte të jetoj një jetë më normale”, thotë ai.

 

“Më ka ndryshuar shumë, por është më e lehtë të dal në publik dhe të bëj gjërat normale që njerëzit bëjnë normalisht”.

FOTO GALERI
1/4
Mitch është tashmë 42 vjeç por kujton se si ndjeu goditjen e rrymës 10,000 volt në trupin e tij në aksidentin e vitit 2001.

Top Channel