Bie mbështetja për Biden në SHBA: Shumë premtime, pak zbatim!

20/01/2022 14:08

Presidenti amerikan Joe Biden e mbyll vitin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë me një rënie të mbështetjes për të në SHBA.

Një sondazh i realizuar nga Associated Press dhe Qendra Norc për kërkimin në cështjet publike, tregon se për herëv të parë, një shumicë e qartë e amerikanëve nuk e miratojnë trajtimin që iu bë gjatë presidencës së tij pandemisë së pandërprerë, ndërsa shohin me shqetësimin dhe inflacionin në rritje.

Anketimi tregoi se 56% e të intervistuarve nuk aprovonin mënyrën sesi Biden i ka kryer detyrat e tij si president; vetëm 43 % ishin pro tij. Aktualisht rezulton se vetëm 28% e amerikanëve do të donin që Biden të rikandidonte në 2024-tën. Madje, edhe brenda vetë demokratëve një hap të tillë e mbështesin vetëm 48% e tyre.

Kur u betua në 20 janar 2021 si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, një nga premtimet kryesore të Bidenit vetëm pak javë pas mësymjes së Kapitolit, ishte bashkimi i kombit.81 milionë votues e dhanë votën për Biden, asnjë president nuk ka marrë ndonjëherë kaq vota. Përveç kësaj Biden mundi të sigurojë një shumicë të ngushtë në të dyja Dhomat e Kongresit. Por tani një vit pas marrjes së detyrës duket se ka mbetur pak nga shkëlqimi i fillimit. Inflacioni është rritur, pandemia është jashtë kontrollit, popullariteti i tij ka rënë.

Biden mori vendime të gabuara politike, si tërheqja nga Afganistani. Kjo ndikoi në imazhin e tij, në mungesën e suksesit në kongres dhe në fund në besueshmërinë e tij si drejtues i një fuqie botërore, e ndërsa presidenti bëri shumë premtime, një vit më vonë rezulton se pjesën më të madhe të tyre, nuk mundi t`i mbajë.

Top Channel