Anglia heq masat anti covid/ Maskat dhe certifikatat e vaksinimit nuk janë më të detyrueshme

20/01/2022 15:23

Këtë mëngjes britanikët i janë rikthyer punës nëpër zyra dhe larg shtëpive, pasi qeveria e Boris Johnson hoqi kërkesën për të punuar nga shtëpia.

Pasaportat e covidit nuk do të jenë më të detyrueshme për hyrjen në ambiente të ndryshme publike, ndërkohë duke filluar nga e njëjta e ardhme mbajtja e maskave nuk do të jetë më kërkesë e detyrueshme.

Rastet me shtamën e Omicronit, sipas burimeve zyrtare duket se kanë filluar rënien e shpejtë dhe qeveria tashmë si qasje ndaj pandemisë ka të mësuarit e të jetuarit me Covidin.

Vaksinimi i mbi 60-vjeçarëve me dozën e tretë ka arritur 90% të popullsisë, ndërkohë dy dozat nuk i konsideron më të mjaftueshme për tu mbrojtur nga sëmundja.

Këto masa bëhen publike në një moment delikat për kryeministrin Johnson, i cili ndodhet në momentin më të vështirë të mbijetesës në post, pikërisht për shkak të shkeljeve të masave anticovid, edhe pse ai në fazat e vonshme të pandemisë e shndërroj Britaninë në vendin e aprë në botë që fillojë vaksinimin anti-Covid dhe një ndër vendet më të shpejta në Evropë që e aplikoi fushatën e vaksinimit.

Britania vëren e kaluar mori vendimin e vështire te hapjes se vendit dhe ekonomisë, ndërkohe qe shume vende te tjera kaluan ne lockdown, çka ka bere qe Britania e Madhe te jete nje nga vendet me ekonominë dhe shoqerine me te hapur dhe ekonominë me rritjen me te shpejte nder vendet e G7-es. Keto masa duket se shenojne fillimin e fundit te pandemisë, ku qeveria thotë se këtej e tutje, Britania do duhet te bashkëjetoj me covidin, i cili duhet trajtuar këtej e tutje si nje grip i zakonshëm.

Top Channel