Reperi MC Kresha ka folur për albumin më të ri muzikor “Muzikë e Alltisë” që vjen si bashkëpunim me Lyrical Son. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Kresha tha se ka qenë në Gjermani ndërsa Lyrical Son në Amerikë dhe kanë bashkuar projektet e tyre për të sjellë albumin që po klikohet çdo ditë e më shumë.

Kresha foli edhe për familjen e tij duke thënë se po kalon shumë kohë me vajzën pasi gruaja e tij është në pritje të fëmijës së dytë. Ndërsa u shpreh se vajza këndon dhe momentalisht pëlqen këngën e Dafina Zeqirit që erdhi në bashkëpunim me Kreshën.

Sa i përket të ardhmes së saj, Kresha u shpreh se do e lërë të lirë që të bëjë çfarë të dëshirojë.

Mc Kresha: Nuk kemi pasur kohë për ti marrë gjërat shtruar, por kur e kemi kryer, Festimi (Lyrical Son) ka qenë në Amerikë, unë në Gjermani. Ai e ka cuar në një studio në Amerikë, unë në Gjermani, e kemi bashkuar materialin dhe ka dalë.

Kemi këshilla të ndërsjellta ndaj punës, ndaj quhet album bashkëpunimi, por gjithmonë i besojmë profesionalizmit të njëri-tjetrit, por e bukura del kur kombinohet.

Pyetje: Zgjimi i herët ka të bëjë me faktin që je bërë baba. Sa kohë kalon me vajzën?

Mc Kresha: Shumicën e kohës çohem unë në mëngjes me vajzën. Nusja ime është në pritje të fëmijës tonë të dytë. Sot mëngjes isha me vajzën, duhet t’i rri gati por më kënaq. Unë jam shumë i lidhur me vajzën, kënaqem me të se është në periudhën kur po fillon të flasë. Është 1 vjece e gjysmë.

Pyetje: Ia ke ndërruar pelenat ndonjëherë?

Mc Kresha: Sot. Unë jam baba, gjithkujt nuk ia jep Zoti kënaqësinë të jetë prind. Për kopshtin, herë e coj unë herë gruaja, varet cili ka më shumë kohë në dispozicion. Vajza ime këndon gjithë kohës. Momentalisht është e fiksuar me këngën e Dafinës – Vet e lype. Preferon disa emisione të fëmijëve që janë educative.

Pyetje: E mendon që të jetë këngëtare?

Mc Kresha: Unë kam dëshirë të bëhet çfarë dëshiron ajo, çfarë ndihet mirë. Mua prindërit nuk ma kanë imponuar kurrë të jem mjek meqë ata janë mjek dhe të njëjtën do të doja për fëmijët.

Top Channel