16:22
Veliaj: Rama, diga jonë kundër koalicionit të llumit. Hienat e politikës e drejtësisë, flasin për varfërinë nga vilat multimilionëshe në Farkë
Nga Farka, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, drejtues i fushatës së Partisë Socialiste për të gjithë qarkun, ka bërë thirrje për të refuzuar ata që nuk dolën nga vilat e tyre multimilionëshe kur ra tërmeti, por bërtasin sot për varfërinë. Bashkë me Mimi Kodhelin kandidaten e kësaj Njësie, Veliaj ka deklaruar se shqiptarët duhet të bashkohen me digën e Edi Ramës, e vetmja barrikadë për koalicionin e llumit që ka mbledhur të gjithë vjetërsirat e politikës, drejtësisë dhe medias.