Edhe në Berat plagoset polici/ Pas sherrit me njëri-tjetrin, vëllezërit përplasen me efektivët

15/04/2021 01:21

Një konflikt mes 3 vëllezërve në Berat ka përfunduar me plagosjen e efektivit të policisë, Julian Xhahili. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dëshmorët e Kombit”.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, tre vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar t’i marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve.

Gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, nën kujdesin e mjekëve. Nga shërbimet e policisë është bërë, neutralizimi dhe shoqërimi i personave në konflikt dhe është siguruar vendi ngjarjes.

Top Channel