Perandoria e pronave britanike të sheikut të Dubait, Mohammed (fotot)

14/04/2021 19:21

Me më shumë 40,000 hektarë prona në Londër, Skoci dhe Newmarket sundimtari i kontestuar i Dubait është një nga pronarët më të mëdhenj të tokave në Britani, sipas një analize të fundit të agjencisë britanike TheGuardian.

Koleksioni i pronave të tij Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum dhe anëtarëve të familjes së tij të afërt varion nga fermat, vilat, stallat e pistat e kuajve në Newmarket, që është qendra britanike e rritjes së kuajve të garave, deri te apartamentet e shkëlqyeshme në adresat ekskluzive në Londër, si dhe ato ne rajonet e egra në Inverinate, në Skoci.

Sheikh Mohammed, është zv.president dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe pronat e sipër-përmendura janë vetëm një pjesë e zotërimeve të tij, pasi sipas mediave, të tjera janë regjistruar me kompani ‘offshore’ apo parajsa taksore si Guernsey e Jersey.

Një avokat i Sheikh Mohammed kishte refuzuar të konfirmonte apo të pranonte zotërimet e kompanive të tij në Britani, duke thënë se çështje të tilla janë private dhe konfidenciale.

Detajet e zotërimeve të Sheikh Mohammed, të cilat ‘The Guardian’ hartoi së bashku me grupin Transparency International, sugjerojnë se me rreth 40,000 hektarë ai zotëron influencë madhore në qeverinë e Britanisë, pasi kalon dhe pronat e familjes mbretërore, sipas ekspertit Guy Shrubsole.

Sheiku ne podiumin e famijes mbreterore ne garat e Ascot

Sheikh Mohammed ka blerë pronën Longcross për 75 milionë në rajonin Surrey në 1976, që është rezidenca famëkeqe nga ku tentoi të arratisej bija e tij Princeshë Shamsa, 21 vjet më parë.

Vitin e kaluar një gjykatë vendosi se Sheikh Mohammed kishte rrëmbyer Shamsa në Cambridge, dhe e kishte dërguar në pronat e tij në Newmarket, dhe më pas përsëri në  Dubai.

Tre muaj pas kësaj ngjarjeje, agjencia e tij e regjistruar në Guernsey që zotëron Longcross, Smech Properties, bleu vilën gjigande Woodhay, në Surrey për 13 milionë paundë, e cila përshkruhet si një ‘pallat’ me 10 suita banimi, disa salla jetese e zbavitjeje, kinema dhe sallë balloje.

Vila ka gjithashtu 10 hektarë tokë dhe është vetëm disa kilometra larg pistës së famshme britanike të Ascot, ku Sheikh Mohammed garon racat e pastra te kuajve që rrit në stallat e njohura si Godolphin. Në garën e përvitshme Royal Ascot ai ka qenë i ftuar në podiumin mbretëror.

Sheikh Mohammed zotëron ferma kuajsh në Newmarket, që është qendra e industrisë britanike të rritjes së kuajve të garave, me racën e tij personale Godolphin.

Më pak të njohura janë pronat e tij në zonat ekskluzive të Londrës si Knightsbridge, Belgravia e Kensington. Në 2013, familja e tij bleu një pronë në sheshin Eaton Square që i përkiste Dukës së Westminster, për £17.3 milionë.

Ndersa në 2018, ai ka blerë ndërtesën gjashtë katëshe Rutland House, në Knightsbridge të Londrës për £61.5milionë.

Përveç garave e kuajve që dominojnë në rajonin e Newmarket, regjistrat britanikë thonë se kompania e tij Arat Investments zotëron më shumë se 100 prona të tjera rezidenciale në qytet.

Në 2019, klubi britanik i kalorësve të garave Jockey Club prezantoi një portret të Sheik Mohammed për të nderuar kontributin e tij në garat me kuaj dhe në ekonominë e Newmarket.

FOTO GALERI
1/6
Rezidenca Dalham Hall

Top Channel