Kreu i PD Lulzim Basha ishte në Kamëz, ku tha se qeverisja e kryeministrit Rama janë 8 vite dështime.

“Më 25 prill, votoni ndryshimin! Votoni 9! Nuk ka ndryshim pa hapur rrugën europiane të Shqipërisë. Energjinë e ndryshimit çojeni në çdo shtëpi.
Me Ramën nuk ka ndryshim! Por dimër ekonomik, papunësi, varfëri”.

Ju e keni në dorë të bëni ndryshimin me votën tuaj. Të gjithë, demokratë e socialistë, votoni numrin 9! Me Ramën nuk ka ndryshim! Ndryshimi do të bëhet i mundur kur ju të votoni numrin 9”. Ndryshimi është për të gjithë. Me ju, të gjithë bashkë, le ta sjellim ndryshimin më 25 prill!”, tha Basha.

Top Channel