Rama: Dibra do jetë jastëku i gjelbër i metropolit të Shqipërisë. Mos bini pre e atyre që në fund do ju fusin dy gishtat në sy

14/04/2021 16:58

Kryeministri Edi Rama nga Peshkopia foli për hapjen e rrugës së Arbrit shumë shpejt si një portë që do të sjellë një zhvillim ekonomik të madh për zonën dhe jo vetëm

“Pamja që kam para pavarësisht se do kishte që akoma më mirë mungesë distance po e kuptoj vështirësinë për ta kontrolluar deri në metrin e fundit këtë fushë që është e mbushur plor, ndërkohë që akoma të tjerët donin të hynin.

Është një moment shumë i bukur, sot kisha mundësi që të shihja rrugën Arbrit që është drejt përfundimit, është një aks i lidhur dhe u gjenda shumë shpejt në Mat e Burrel, dhe para se të vija pata një kënaqësi të vizitoja një bujtinë, takova një grua që më ka lënë mbresa, nëna punëtore, të vendosura që në atë takim më kërkuan ndihmë, për të çuar më tej ëndrrën e tyre të transformimit të punishteve një sipërmarrje që mund të krijojë punë dhe falë kurajos së saj dhe falë mbështetjes sonë sot mund të shikoje se çfarë do jetë Dibra nesër,çfarë do jetë Dibra për Tiranën dhe Tirana për Dibrën, dy zona që i përkasin njëra tjetrës.

Një Dibër që do jetë jastëku i gjelbër i metropolit të Shqipërisë, nesër pas pak vitesh do shohim se si mijëra njerëz do vinë nga Tirana në Dibër përmes tij aksi për të shijuar natyrën , mikpritjen. E po kështu Dibra do jetë destinacion turistik”, tha Rama.

 

Më tej kryeministri tha se: Ky nuk është më një vizion që po jetësohet, dhe për ta çuar deri në fund ne duhet të vazhdojmë së bashku me punë e durim, se Shqipëria e ardhmja jonë nuk është slogan por ambicia e çdo prindi.

Unë nuk dua të flas për çfarë kemi bërë po për çfarë ne sot mund të bëjmë më shumë, sot nuk jemi në buzën e greminës si në 2013, nuk jemi në errësirën në të cilën jetonim si një hije për shkak se gjysma paguanin gjysma jo energjinë. Nuk jemi në pikën kur fëmijët shkonin në shkollë dhe shihnin një xhungël librash, në kohën kur s’kishim ilaçe e batanije në spitale. ngjitja në majë sot është më e vështirë, nuk vijmë nga një kohë e zakonshme, por jemi në fund të një periudhë që se dinim as se do ekzistonte. Ku të gjithë jetojnë në ankth se humbim. Prindërit, gjyshërit jetojnë me ankth kur shohin se dikush që njeh humb jetën. E pra sot ne jemi në fund të atij tuneli, sot drita po zmadhohet, njësoj si drita në tunelin që duhet haur me shumë segmente që dibranët e prisnin prej 100 vitesh, e stërpremtuar që sot është aty gati për tu bërë pjesë e jetës së përditshme.
tani që ankthi po largohet, çfarë vjen , si do veje puna me ekonominë, që të jetë një rritje për të gjithë.

Dua tju tregoj pse mandati i 3 është një moment kapërcimi i madhe dhe pse është vendimtar në rrugën drejt mendjes, që une e kam para si ëndërr me sy hapur kur lashë emigracionin dhe erdha në Shqipëri.

Arsyeja pse jam këtu është se ajo që maj unë që e kam parë dhe e shoh përditë është e mundshme, dhe mos të dorëzohemi para tundimit që ti biem shkurt.

Ç’na ka ndodhur ne kur i kemi rënë shkurt,. kur shkojmë pas Periahit, hajde ti biem këtej e se do shkojmë në parajsë. Në kohën kur një Rrapush Xhaferri shkonte nëpër rrugë me autokolona , thoshte erdha tua bëj jetën fushë me lule, unë erdha tu them ju më jepni një unë ju jap 2, por për fat të ke ai Sudja etj për shkak të qeverisjes pa dine e imam i morën shqiptarëve gjithçka, si ata që duan të vijnë sot, dhe në fund të dy gishtat mu në sy, i qorruan shqiptarët, nga flakët e asaj marrëzie, se mund të ngjitesh në maj nga një mrekulli, jo nuk ka asgjë që të ngjit atje përveç punës, guximit, durimit dhe bindjes se për të shkuar duhet kohë e karakter, kur këmbët të thonë boll se u lodha, kur zemra thotë mjaft se po plas, e pra jo.
Ne kishim dhe tërmetin dhe pandeminë, dhe kur ne arritëm taja dalim ndaj tyre , që edhe pa qene një vend i fuqishëm , që na lënë pa vaksina të jemi sot në pjesën e lartë të vaksinimin masiv, patjetër që mund tja dalim ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë. Që mos të jemi pre e atyre politikanëve që premtojnë çudira, nuk do merrni asgjë përveç Noc Rrokun. Tani kam sjellë diçka që është pjesë e planit tonë të veprimit, Shqipëria kampione Ballkani, në disa fusha. Sot Shqipëria punon dyfishin e tokës, eksporton shumë më shumë. Këtu ka më shumë mundësi më tepër, nuk është hapur një rrugë por një hapësirë e pafund për zhvillim ekonomik.

Top Channel