Dy futbollistë shqiptarë protagonistë në sfidën e Ligës së Parë të Turqisë, Balikesirspor – Istanbulspor 1-2, e vlefshme për javën e 30-të. Eduard Rroca shënoi golin që zhbllokoi takimin në minutën e 12-të, i shërbyer nga Zeybek, ndërsa për vendësit barazoi sulmuesi i Shpresave të Kosovës, Arb Manaj, në të 65-tën.

Gjithsesi, Istanbulspori e riktheu epërsinë duke siguruar tri pikët e radhës në kohën shtesë me golin e Etogas. Në radhët e skuadrës nga kryeqyteti Stamboll luajti titullar edhe Kristal Abazaj, që u zëvendësua minutën e 72-të nga Valon Et’hemi, gjithashtu një ish-futbollist i Kukësit.

Për Eduard Rroca ky ishte goli i 9-të sezonal në kampion, teksa ka asistuar po 9 herë për gol shokët e skuadrës.

Top Channel