Për njësinë 10/ KQZ: Rezultati i zgjedhjeve parlamentare do të shpallet më 26 prill në orën 08:00

14/04/2021 20:15

Komisioni Rregullator gjatë një mbledhje të zhvilluar pasditen e sotme, ka miratuar unanimisht fashën e orarit kur do të publikohet rezultati i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit për njësinë Nr.10 në Tiranë.

Kështu u vendos që duhet të nxirret rezultati para orës 08:00 të mëngjesit të 26 prillit.

“Pas dorëzimit nga KQV pranë KZAZ të pajisjeve dhe materialeve përkatëse, KZAZ mbyll ambientet ku do të kryhet numërimi. Rezultati do të shpallet të nesërmen e ditës së votimit, pra në orën 08:00. Gjatë natës ambienti vëzhgohet nga kamerat të cilët sigurojnë regjistrimin dhe transmetimin e pamjeve gjatë gjithë kohës në serverin e KQZ-së.

KQZ-ja u mundëson subjekteve zgjedhore me kërkesë të tyre të shikojnë nga pajisjet e tyre pamjet e ambientit ku ruhen materialet zgjedhore”, thuhet në propozimin e ri që u miratua ditën e sotme.

Kujtojmë se sipas marrëveshjes së arritur nga palët politike në Njësinë Nr. 10 në kryeqytet do të aplikohet si identifikimi elektronik, ashtu edhe votimi e numërimi elektronik, ku votuesi paraqitet vetëm me mjetin e identifikimit biometrik.

Top Channel