Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli thotë se po bëhen përpjekje për të  vjedhur vota në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas saj, “blihen vota, blihet varfëria”. Pyetjes se kush po vjedh vota, i përgjigjet: “Të gjithë”.

Këto janë zgjedhje shumë të çuditshme, fillojnë bazuar në një kod elektoral që është bërë për të përjashtuar çdo formacion të ri politik”, thotë Topalli, në emisionin “Top Talk’.

Po si do t’i ruajë Lëvizja për Ndryshim votat e saj, meqë pretendon se po bëhen vjedhje? “Do të jemi vëzhgues. Por, ashtu si ishin dyshues njerëz në tre dekada më parë nëse do të rrëzohej komunizmi dhe ndryshimi ndodhi. Ka pakënaqësi aq të mëdha në shoqërinë e sotme, saqë nëse ata do të reagojnë me votë, do të sjellin ndryshimin. Unë besoj në reagimin e tyre. Nuk besoj se ka nënë në Shqipëri që do që fëmijë e tij mund të largohet”.

Nga kush ka frikë Lëvizja për Ndryshim se mund t’i prekë votën?  “Të gjithë kanë një ves për të prekur votën. Ata thellë e dinë që Lëvizja për ndryshim mund të sjellë ndryshim”, përgjigjet ish kryetarja e parlamentit.

Top Channel