Problemet më të mëdha që ka Shqipëria, si përgjigjen qytetarët e Shkodrës: 44% papunësia, 37% kriza ekonomike dhe 17% pandemia

14/04/2021 21:16

IPSOS dhe Top Channel kanë bërë publike gjetjet e sondazhit të katërt në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Nga data 8 deri më 12 prill, janë intervistuar 1003 votues në qarkun e Shkodrës, të cilët kanë treguar tre problemet më të rëndësishme me të cilat përballet Shqipëria dhe janë më të shqetësuar personalisht.

44% përmendën papunësinë, 37% krizën ekonomike dhe 17% pandeminë nga Covid-19. Ndërsa shëndetësia shqetëson 14% të të anketuarve, 13% janë të shqetësuar nga pensionet/rrogat e ulëta, ndërsa 12% e cilësojnë si problem me të rëndësishëm emigrimin dhe ikjen e të rinjve.

Problemet e tjera që shqetësojnë më shumë qytetarët e Shkodrës janë: korrupsioni 11%,drejtësia/mungesa e rregullit të ligjit 10%, infrastruktura 9%.

Nga të anketuarit, 7% refuzojnë të përgjigjen dhe 13% përmendim probleme të tjera.

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e katërt të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Top Channel