Sondazhi për zgjedhjet e 25 prillit/ Shkodër: 49% mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar

14/04/2021 21:09

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e katërt të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sondazhi është kryer në periudhën 8 deri më 12 prill 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1003 të anketuarit në qarkun e Shkodrës kanë dhënë përgjigjen e tyre se në cilin drejtim po shkon Shqipëria.

Në qarkun e Shkodrës, rezulton se 49% mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar, 42% mendojnë se po shkon në drejtimin e duhur. Vetëm 5% mendojnë se nuk është as në drejtimin e duhur as në të gabuar, ndërsa 4% refuzojnë të përgjigjen.

Top Channel