Manchester City në gjysmëfinale, eliminon Dortmundin dhe lë takim me PSG-në

14/04/2021 22:55

Manchester City e ka siguruar pjesëmarrjen ne gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke triumfuar ndaj Borussia Dortmundit me rezultat të përgjithshëm prej 4-2.

Citizens e fituan me rezultat 2-1 sfidën e parë çerekfinale të zhvilluar në Etihad Stadium, pas fitores edhe në Signal Iduna Park (2-1) vazhduan në fazën tjetër të garës më të madhe evropiane për klube.

Skuadra gjermane e shënoi golin e parë në minutën e 15-të. Një top i kthyer arriti në këmbët e Jude Bellingham jashtë zonës, ai nuk mendoi gjatë dhe dërgoi një goditje drejt këndit të portës, të cilën nuk arriti që ta nxirrte jashtë portieri Ederson.

Megjithatë, në fraksionin e dytë, mysafirët e përmbysën rezultatin. Fillimisht, Riyad Mahrez e barazoi rezultatin me një gol të shënuar nga penalltia (55’).

Më pas, Phil Foden pranoi një top nga Bernardo Silva dhe dërgoi një top të pandalshëm drejt rrjetës (75’).

Kundërshtari i Manchester Cityt në gjysmëfinale do të jetë Paris Saint-Germaini që në çerekfinale e eliminoi Bayern Munichun

Top Channel