Dënohet me burgim ndërtuesja/ Vjollca Hoxholli mashtroi klientët e saj, shiti disa herë të njëjtin apartament

14/04/2021 19:57

Shumë qytetarë enden gjykatave civile të mashtruar nga sipërmarrës të cilëve ju paguajnë shuma të konsiderueshme për banesa që nuk janë bërë asnjëherë të tyret.

I tillë është edhe rasti i Vjollca Hoxhollit e cila u shpall fajtore nga gjykata.

Vjollca Hoxholli u dënua me gjashtë vite burgim bazuar në denoncimet e katër qytetarëve, ku njëri prej tyre Viktor Kasneci mbasi pagoi 455 mijë euro dhe lidhi një kontratë porosie për dyqane dhe apartamente u zvarrit nga Hoxholli derisa ajo e mashtroi për herë të dytë.

U kërkova çiftit Hoxholli likuidimin u shprehën KASNECI dhe ata më premtuan se djali i tyre kishte hapur një kompani tjetër ndërtimi dhe për ta mbyllur detyrimin më premtuan dy vila me kushtin që tu paguaja 100 mijë dollarë. Por i dyshuari tjetër Dorjan Jata u largua në Francë dhe vilat nuk u ndërtuan kurrë.

Skema që përdorej ishte ajo e kontratës së sipërmarrjes dhe rasti më i rëndë është i një qytetareje e cila pasi pagoi blerjen e një apartamenti, në shtëpinë e saj u paraqit një qytetar tjetër për të cilën Hoxholli kishte thënë se ishte me qera dhe s’duhej të jetonte më nën të njëjtën çati.

Top Channel