Maliq/ Largohet nga banesa 82-vjeçari, vuan nga probleme të shëndetit mendor (FOTO)

14/04/2021 19:24
Foto ilustruese

Një 82-vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor është larguar nga banesa e tij në Maliq.

Ai u largua nga banesa ditën e djeshme rreth orës 16:00 ndërsa po punohet ende për gjetjen e tij. Forcat blu i janë lutur që të telefonojnë numrin e policisë së shtetit kujtdo që mund të japë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Njoftimi i policisë

Më datë 13.04.2021, rreth orës 16:00, është larguar nga banesa e tij në Maliq, shtetasi V. K., 82 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e tij.

Çdo qytetar, i cili mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e këtij të moshuari, është i lutur që të telefonojë në numrin 129 të Policisë së Shtetit.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

Top Channel