Burri me sindromën ‘Down’ vritet për skemën makabre të zëvendësimit të trupit në krematorium (fotot)

14/04/2021 17:23

Një njeri me sindromën Down është marrë peng dhe vrarë me porosi nga një familje e pasur në Kinë, në mënyrë që të përdorej në krematorium në vend të të dashurit të tyre.

Zhvillimi makabër ndodhi pasi disa rajone kineze nuk lejonin funeralet tradicionale, por vetëm ato në furrat e krematoriumeve.

Autori i krimit, i identifikuar vetëm me emrin Huang, ka marrë dënim të pezulluar me vdekje nga gjykata e lartë e Guangdong në 2017 për krimin.

Huang ishte porositur nga familja të gjente një trup zëvendësues për krematoriumin, por në vend që të siguronte një tjetër trup të vdekur, ai vrau një njeri të pafajshëm.

Në Kinë preferohen kryesisht varrosjet tradicionale por ato ndalohen ne disa rajone, per te shmangur funeralet me shpenzime ekstravagante nga te pasurit, sic ndodh në provincën e Guangdong ku jeton familja në fjalë, ku janë të detyrueshme kremimet.

Huang kishte rrëmbyer dhe më pas kishte vrarë një njeri me sindromën Down por asokohe vdekja nuk u vu re, derisa një artikull u shfaq në media.

Huang kishte hapur një njeri që mblidhte mbeturina në rrugë dhe i kërkoi të vinte me të në makinë. Më pas ai i kishte dhënë alkool derisa kishte humbur ndjenjat.

Nuk është e qartë sesi njeriu vdiq por trupi i tij ishte vendosur në arkivol dhe iu kalua familjes disa ditë më vonë.

Ata kishin paguar 107,000 huan ($15 000) për Huang dhe një ndihmësin e tij, kur iu dorëzua trupi, që më pas familja e kremoi në vend të të dashurit të tyre të vdekur. Këtë të fundit ata e varrosën fshehtësisht në varreza.

Viktima u shpall i zhdukur në 2017 dhe krimi u zbardh nga policia pas dy vitesh me arrestimin e Huang.

Në shtator 2020, autori u dënua me dënim me vdekje, që më pas u ndryshua në burgim të përjetshëm.

Ndërsa familja që pajtoi Huang u shpallën fajtorë për “denigrim të kufomës”por nuk morën dënim me burg, pasi raportohet se nuk ishin në dijeni se trupi zëvendësues ishte viktimë e vrasjes.

Kina dekurajon ose ndalon varrosjet tradicionale në disa rajone me qëllim të shmangë funeralet ekstravagante të luksit, një traditë aziatike që nuk preferohet nga autoritetet komuniste.

FOTO GALERI
1/3
Te kremuarit ne Kine mbahen ne mure kolombarikë

Top Channel