“Martohuni se lekët ua jep Luli”/ Rama: Një artist që shet sapunin për djathë

14/04/2021 17:31

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur fjalën në Peshkopi me ironi për kundërshtarët dhe duke theksuar se vetëm me punë mund të arrihet maja.

Ndërsa përmendi investimet që do kryhen me marrjen e mandatit të tretë, Rama tha se Basha dhe të tjerët kërkojnë të shesin sapunin për djathë.

Rama: 10 mld për të investuar në këtë mandat për të transformuar vendin, po Kroacia, që ka 9 aeroporte e 7 në botë për të ardhurat nga turizmi, ne duam të bëhemi ata që të meritojmë të bëhemi si shqiptar, që patriotizmin se kanë për sharje, ata që nuk mjaftohen duke u ulur e thënë që Shqipëria s’bëhet, këtë vetëm dora e njerëzve se ka lënë të bëhet.

Kush thotë që kemi 8 vite, jo, u futën dy monstra, tërmeti dhe pandemia. Ne kemi hedhur katet , nga mungon çatia. Ne po vëmë bazat dhe po ngjitemi jemi në momentet kritike ku duhet forcë dhe duhet vazhduar , ku e kemi ngrenë disa herë, si kombëtarja që e ha në fund të lojës, jemi në atë moment që maja është afër , por këmbët lodhen , por e kemi në dorë në dorën tuaja, në 25 prill, mandat i 3 është për të gjithë jo për mua.

Çfarë vote do u japin shqiptarët , si duke fjet gjumë, nuk është Luli, ai është një artist, se vetëm një artist e bënë atë që do shkatërrojmë zgjedhjet, do bëjmë namin dhe një artist thotë unë s’kam asgjë, unë ju shoh në sy, po ju thashë që e mbaj fjalën, unë do ju bëj tramvajën. Do ju jap lekë, ju vetëm martohuni për leket keni Lulin, ndërkohë që unë, e vura unë 50 mijë për fëmijën , ne sot e kemi, më shumë, ndërsa ky thotë ju martohuni ne ju mbajmë me lekë. Ose për taksat, ja bënë do ju jap 1000 euro.

Po kur thotë do ulim sigurimet shoqërore, kjo bëhet me sapun ta hajë kush ta hajë. Dhe gjithmonë e di kur e kanë ngrënë njerëzit, kur thonë që leku të falet, dhe Luli vetëm lekë, unë punë punë punë, kush beson se do marr lekë, as do i marrë dhe as punë s’do gjejë, kush beson në punë do marrë dhe lekë.

Top Channel