E martë, 16 Nëntor 2021
15:48
Mediat serbe: Palmer dhe Grenell, Serbia dha 1.3 milionë USD për lobim

Për tre vite lobim në SHBA, Dhoma Ekonomike e Serbisë i ka paguar 1.3 milionë dollarë kompanisë “Yorktown Solutions LLC”, dhe deri në fund të vitit 2022 do të ndajë edhe gjysmë milioni dollarë për shërbimet e saj pretendon media serbe Nova.rs, e cituar nga shtypi në Kosovë.

15:45
Momentet shokuese kur 40 emigrantë e trafikantë zbresin gomonet në breg në veri të Francës, asnjë polic nuk i ndalon (fotot)

Mediat britanike sillnin sot pamje shokuese nga brigjet veriore të Francës ku trafikantë të ndihmuar nga emigrantët që tentojnë të shkojnë drejt Anglisë mbanin në krahë gomonet masive 15 metra të gjata për të nisur lundrimin.

15:38
Gjermania pezullon certifikimin e gazsjellësit rus

Rregullatori federal gjerman i energjisë tha se ka ndaluar përkohësisht procesin e miratimit të gazjesllësit rus “Rrjedha Veriore 2”.

15:37
Qendrat e Inovacionit të Ballkanit Perëndimor/ Organizohet konkurs më i madh i sipërmarrësve në Tiranë. Ja si të fitoni 25 000 euro

Rreth 200 pjesëmarrës nga 6 vende të Ballkanit do të sfidojnë njëri-tjetrin në TechStars Startup Weekend Balkans ku në fund fituesi do të fitojë çmimin e madh prej 25 mijë eurosh.

15:35
Gjermania “i shpall luftë” Rusisë: Pezullohet certifikimi i gazsjellësit rus

Rregullatori federal gjerman i energjisë vendosi të ndalojë përkohësisht procesin e miratimit të gazsjellësit rus “Nord Stream 2”, një vendim ky që me të gjithë gjasat do të shkaktojë zemërim të madh në Moskë.

15:35
Kosovë/ Pesë të infektuar me COVID në 24 orët e fundit

Asnjë viktimë nga COVID nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

15:28
“Gati për zjarr”, helikopteri iranian i afrohet luftanijes amerikane

Mediat iraniane publikuan një video ku pretendonin se shfaqej një  helikopter ushtarak iranian duke iu afruar shumë luftanijes amerikane, “USS Essex”.

15:22
“SHBA nuk e ka braktisur Kosovën”, ekspertët: Biden ka dyfishuar përkushtimin

Njoftimi i presidentes Vjosa Osmani i dha fund debateve të ashpra që ngjalli ftesa- fillimisht e munguar, e më pas e konfirmuar e Shteteve të Bashkuara për pjesëmarrjen e Kosovës në samitin për Demokraci që organizon presidenti amerikan Joe Biden në muajin dhjetor.

15:18
Shtëpi mbi kopshtin publik/ Ndërtesa u legalizua. 6 punonjës janë paditur në prokurori

Mes 47 institucioneve nën lupën e drejtorisë antikorrupsion që pretendon pastrimin e administratës deri më tani kadastra vijon të spikasë.

15:16
“Serbia s`ka nga lëviz”, Kurti: Marrëveshja brenda mandatit tim

Albin Kurti thotë se Vetëvendosje po i analizon shkaqet e rezultatit të zgjedhjeve lokale, ku lëvizja e tij përfundoi duke drejtuar vetëm katër komuna nga 38 që janë gjithsej, një rezultat i pakënaqshëm sipas tij.

15:15
Lumi i Tiranës, plot me inerte/ Masakra mjedisore ka nisur prej vitit 1997 dhe po vijon

Një mal i tërë me inerte, lumi i ndotur që kundërmon në erë dhe për ironi një shëtitore buzë tij.

15:11
Taksisti hero: Bllokon derën e makinës, kamikazi shpërthen brenda

David Perry po përshendetet si hero në Britani, pas veprimit të tij të guximshëm që shpëtoi shumë jetë njerëzish.

15:10
“Ka vetëm një Kuvend e një PD”/ Nënkryetarja e PD, Tabaku: Çdo delegat të mos ketë asnjë dilemë

Të gjendur mes dy kuvendesh, i pari i thirrur nga ish-kryetari dhe i dyti nga kryetari aktual, dhjetori mund të shënojë përçarjen më të madhe të Partisë Demokratike në muajin e themelimit të saj.

15:03
Projektet e reja të parashikuara në buxhetin 2022/ Bozo: Të miratohet urgjentisht urdhri i inxhinierit dhe arkitektit!

Asnjë degë e ekonomisë nuk bën dot pa ndërtimin, tha deputetja Luljeta Bozo, në fjalën e saj për projekt buxhetin e vitit 2022 në kuvend.

14:54
Po transportonte inerte në mënyrë të paligjshme, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

Policia ka arrestuar një person, ka proceduar penalisht 1 tjetër dhe ka bllokuar tre mjete që transportonin inerte në mënyrë të paligjshme.

14:52
Rama dhe Veliaj i tregojnë Granoff ndryshimin e Piramidës; Veliaj: 30% e punës është bërë, gati vitin tjetër

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe drejtorin e “Fondacionit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan” (AADF), Michael Granoff, inspektuan punimet e deritanishme te Piramida, e cila po shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë në vend.

14:50
Ministri paralajmëron: Së shpejti emra të tjerë në “41 Biss”

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një takim me gazetarët dha detaje në lidhje me regjimin e posaçëm “41 Biss” në vendin tonë.

14:49
Buxheti 2022/ Bozo: Pensionistët të mos paguhen më pak se minimuni jetik, t’u ofrohet punë në qendrat sociale

Pensionistët dhe kërkesa për të rritur pensionet ishte një ndër problemet që deputetja Luljeta Bozo paraqiti sot në kuvend.

14:43
“Më është prekur arti dhe morali”/Iliri bisedon me Sabianin

Në një bisedë me Sabianin ai shprehet se është ndier shumë i fyer nga ofendimet e shumta që ai ka marrë nga banorët,ku kanë prekur dhe pjesën profesionale të balerinit.

14:36
Mbyllja e procesit të Fiskalizimit, DPT: Biznesi ka afat deri në fund të dhjetorit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se duke filluar nga data 1 janar deri më tani, tatimpaguesit e Fiskalizuar, kanë lëshuar rreth 50 mijë fatura.

14:33
E ekzekutuan dhe e hodhën në rezervuar/ Arrestohet tek spitali “Nënë Tereza” një nga autorët e vrasjes së Fridman Xhaferraj

Kristi Bixheku një nga autorët e dyshuar si vrasës i Fridman Xhaferaj është arrestuar nga policia te spitali “Nënë Tereza”.

14:22
Babai i Johnson në telashe/ Akuzohet për ngacmim seksual

Jo kryeministri britanik Boris Johnson, por i ati i tij, Stanley është tashmë në qendër të një incidenti dhe ngacmimi seksual, i ndodhur rreth dy dekada më parë.

14:22
Humb ekuilibrin në biçikletë, qytetari del para makinës

Një qytetar është përplasur nga një automjet, teksa po udhëtonte me biçikletë në qendër të Lezhës.

14:09
Trafiku i rënduar në kryeqytet/ Kontrolle të shtuara në rrugë, arrestohen 12 shoferë

Policia rrugore njofton se ka shtuar kontrollet në zonat ku ka trafik të ngarkuar në Tiranë si pasojë e punimeve që po kryhen në rrugë dhe ka gjobitur shoferët që kanë shkelur rregullat.

14:07
Pas covid, situata më e vështirë/ Mjekët: Shumë persona vuajnë pasojat e ndërlikimeve

Edhe pasi e kanë kaluar sëmundjen Covid 19, një pjesë e të shëruarve shfaq probleme të ndryshme shëndetësore, të cilat duhen trajtuar nga mjekët specialistë.

14:03
Rifat Latifi emërohet ministër i Shëndetësisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të martën (16 nëntor), Rifat Latifin, ministër të Shëndetësisë.

14:01
1-vjetori i Qendrës Tumo, Veliaj: Ia ka vlejtur çdo energji për investimin. Yuri Kim: Ju do të jeni një shkëndijë për botën

Programi “Tumo Tirana” ka zgjuar çdo ditë e më shumë interesin e të rinjve në kryeqytet. Qendra, e cila një vit më pare, kur u çel në Tiranë, kishte vetëm 60 studentë, sot ka mbi 1 mijë të tillë. Në 1-vjetorin e këtij programi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe Drejtori i Fondacionit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan, Michael Granoff, zhvilluan një takim me fëmijët dhe të rinjtë që aftësohen në qendrën Tumo.

13:54
Arrestohen dy shtetas dhe vihen nën hetim dy tjerë në Korçë, ja për çfarë akuzohen

Dy shtetas janë ndaluar dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim për vepra të ndryshme penale në Korçë.

13:51
Gjukanoviç, aferë milionash me Taçin – Abazoviç: S`ka të paprekshëm, të hetohet

Mediat serbe shkruajnë se biznesmeni shqiptar në kërkim, Rezart Taçi, i akuzuar  për pastrim parash në vlerën e dhjetëra miliona eurove, ka përmendur presidentin malazez Milo Gjukanoviç në rastin e pagesave të dyshimta që po hetohen nga policia italiane dhe ajo shqiptare.

13:49
Kontrolle gjatë 48 orëve të fundit/ Policia arrestime dhe gjoba shoferëve që shkelin rregullat

Përgjatë 48 orëve të fundit, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë angazhuar shërbime të shtuara në funksion të rregullimit të trafikut kryesisht në zonat ku po kryhen punime për zhvillimin e projektit të unazës së madhe, pranë shkollave publike dhe jo publike si dhe zona të tjera të kryeqytetit ku evidentohet ngarkesë e shtuar trafiku.

13:42
Stuhia “e akrepave”, tre të vdekur: Insektet vdekjeprurëse mbushin shtëpitë

Aswan, Egjipt, është një nga qytetet më të thata në botë, ku pothuajse nuk bie kurrë shi. I vendosur përgjatë lumit Nil dhe shtëpia e më shumë se 1.5 milion banorëve, ai ka mesatarisht vetëm 3 milimetra shi në vit.

13:37
Gjermania drejt karantinës: Vendi “zyrtarisht” në panik, Franca “mbyll kufijtë”

Numri rekord i infektimeve po mbjell panik në Gjermani. Në 24 orët e fundit, institute Robert Koch njoftoi 34 mijë raste të reja.

13:33
Foto/ Pas Donaldit është radha e Borës të preket nga surpriza e Romeos

Surpriza e Romeos për Donaldin nuk ka prekur vetëm këtë të fundit, të cilin e kanë pushtuar lotët, por edhe Borën.

13:33
Borell nis “ofensivën diplomatike”: Një takim Kurti – Vuçiç para fundit të vitit

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell po shpreson t`i mbledhe bashke kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, për një takim para fundit të vitit.

13:31
Në Azerbajxhan e konsiderojnë “dështak”, De Biasit nuk i ofrohet rinovimi

Kohët e arta për Gianin De Biasin kanë përfunduar.

13:29
”Djemtë nga Harvardi” fitojnë zgjedhjet, “erë ndryshimi” në Bullgari

Dy të diplomuar të Harvardit janë fituesit e zgjedhjeve parlamentare në Bullgari.

13:23
Strehimi i afganëve, Blinken letër Ministres Xhaçka: Besimplotë në vazhdimin e partneritetit strategjik

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Antony J. Blinken, përmes një letre dërguar Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, shprehur mirënjohjen për kontributin e dhënë nga Shqipëria në strehimin e qytetarëve afganëve, gjatë dy muajve të fundit.

13:18
“Rusia, prova të rrezikshme në hapësirë”, SHBA jep alarmin

Shtetet e Bashkuara e panë me shqetësim testin raketor të kryer nga Rusia së fundi, duke e cilësuar atë si “të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm”.

13:14
“Mik i vjetër”, pastaj kërcënimi: Çfarë ndodhi në takimin Biden-Xi Jingping

Më shumë se tre orë zgjati takimi virtual i presidentit amerikan Joe Biden me homologun e tij kinez, Xi Jingping, ku të dyja palët dëshmuan synimet e tyre për të stabilizuar marrëdhëniet SHBA-Kinë e për të shmangur rrezikun e një lufte.

13:06
“Të shoh në finale” Sarah i drejtohet Einxhel

Sarah ka diskutuar me Einxhel në lidhje me nominimet dhe se cili nga banorët mund të largohet nga shtëpia.

13:05
Balla: Buxheti 2022 i drejtësisë sociale, përfitojnë dhe naftëtarët e Ballshit e minatorët e Bulqizës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla këtë të martë deklaroi se “buxheti 2022 është një buxhet i drejtësisë sociale” dhe sipas tij ka në thelb mbështetjen për ata persona që kanë më shumë nevojë.

13:00
Maqedonia e Veriut me masa të reja kundër COVID-19

Maqedonia e Veriut ka shtrënguar masat për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit, pas rritjes së rasteve me të infektuar dhe viktima në dy muajt e fundit.

12:53
Përse bien lindjet në Shqipëri/ Shkaqet ekonomike pengojnë zgjerimin e familjeve

Sipas përllogaritjeve të OKB-së, deri në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të ulet në 860 mijë banorë.

12:50
Ujin e mbushin në fshatin tjetër/ Udhëtimi i përditshëm i banorëve të fshatit Gocaj me bidonë në krahë

Një pamje e tillë e shoqëron çdo ditë fshatin Gocaj, banorë me bidona në duar që drejtohen në një çezmë më larg fshatit të tyre për të mbushur ujë.

12:49
Kërcënuan një 14-vjeçare nëpërmjet telefonit, policia shpall në kërkim dy persona nga Lushnja

Dy persona janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kërcënuan në telefon një 14-vjeçare.

12:48
Debati në Kuvend/ Tabaku i kujton Ramës fjalët e bashkëshortes së tij: T’ia thotë në shtëpi!

Gratë deputete janë përfshirë në debat të ashpër sot në sallën e kuvendit ndërsa po diskutohet projektbuxheti i vitit 2022.

12:47
Tre persona procedohen penalisht për tre vepra të ndryshme penale

Tre persona janë proceduar penalisht për tre vepra të ndryshme penale. Dy persona nga Tirana u proceduan për fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave dhe tatimeve dhe 1 tjetër për prerje të paligjshme të pyjeve.

12:45
Gjykata e Lartë vendos për herë të parë!

Nga Anila Hoxha

12:41
Donaldi surprizohet nga vëllai i tij

Ditën e sotme Donaldi është surprizuar nga vëllai i tij binjak,Romeo.

12:35
Debat mes grave deputete/ Balluku: Na është thënë ‘harem i Ramës’! Duma: Kërko falje

Etika në Kuvend ka sjellë debat mes grave deputete në seancën e kësaj të marte në sallën e kuvendit, ndërsa po diskutohej projektbuxheti i vitit 2022.

12:29
Shqipëria U21 rikthehet në fushë, kuqezinjtë e Bushit sfidojnë Kosovën

Shqipëria U21 do të rikthehet ditën e sotme në fushë teksa luan në transfertë ndaj moshatarëve të Kosovës ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2023, një sfida e cila zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri duke filluar nga ora 19:00 dhe që do të transmetohet në Supersport 1.

12:27
Skandalet me pronat/ Manja bën publike rastet: Në një kopsht fëmijësh u ndërtua pa leje sepse është në zonë bregdetare. Kemi kallëzuar në SPAK disa persona

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një konferencë për shtyp ka bërë publike dy raste të abuzimit me pronat, të denoncuar nga qytetarë.

12:26
E turpshme / Këngëtarja fton fansin në skenë dhe më pas e urinon në fytyrë

Të pranishmit në festivalin e muzikës rock, “Rockville” mbetën të tronditur gjatë një performance të grupit Brass Against, kur këngëtarja e grupit, Sphia Urista ftoi në skenë një fans, të cilit pak minuta më vonë duket se i urinoi në fytyrë.

12:25
Kurti emëron Rifat Latifin, ministër të Shëndetësisë

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar doktor Rifat Latifin ministër të ri të Shëndetësisë.

12:18
Aksident në Prishtinë: Njëra nga veturat e dëmtuara është e kreatores Lia Stublla

Një aksident rrugor ka ndodhur te dielen në lagjen Dragodan të Prishtinës, derisa siç u raportua kanë qenë të përfshira tri vetura.
jëra nga veturat e dëmtuara duket të ketë qenë e kreatores së njohur shqiptare, Lia Stublla.

12:14
Donald Trump në krizë financiare? Shet hotelin në Washington për 375 milionë dollarë

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, po ballafaqohet me një krizë ekonomike, pasi ka filluar t’i shet pronat, e i pari doli për shitje është hoteli në Washington.

12:12
Monika flet me kode me Ilirin dhe Sabianin

Duket se dyshja Iliri me Monikën akoma nuk kanë zënë mend nga hera e kaluar ku u ndëshkuan nga “Vëllai i Madh” për thyerje të rregullave.

12:11
Pse në Hong Kong po ndërtohen ndërtesa me madhësinë e parkingut të një veture?

Jeta e mjekut 26-vjeç, Max Lee nga Hong Kongu, në garsonierën e tij sillet rreth shtratit. Kjo është gjëja e parë që bie në sy në momentin që dikush futet në apartamentin e tij.

12:08
Një vit ulje page deri në 40%, ILD kërkon hetim disiplinor për magjistraten e Elbasanit

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka përfunduar hetimin disiplinor për magjistratën Pajtime Fetahu, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Në njoftimin e ILD-së, i kërkohet KLGJ-së të pranojë kërkesën për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates Fetahu dhe caktimin e masës disiplinore për ulje të pagës deri në 40 për qind për një vit.

11:59
“Ka njerëz këtu që paguhen për shpifje, do ua provoj”/ Braçe shpërthen në Kuvend: Mua me Rezart Taçin më ndan një oqean i tërë

Seanca plenare ka rifilluar pas debatit të fortë mes Ervin Salianjit dhe Erion Braçes , ku u desh edhe ndërhyrja e Gardës.

11:44
“Nuk dua te nxitohem me të”/ Pajtimi flet për Sarën

Marrëdhënia mes dyshes po forcohet çdo ditë e më shumë teksa të dy kanë pranuar se kanë kimi me njëri-tjetrin.

11:40
Austria mbyll të pavaksinuarit nga COVID

Carina është një mësuese yoga në Vjenë dhe nuk është vaksinuar kundër Covid-19, madje as nuk dëshiron që të vaksinohet

11:33
”Ke dalë në përgjimet e antimafias italiane o kone”/ Përplasje e fortë mes Braçes dhe Salianjit, ndërhyn Garda

Seanca plenare është ndërprerë për disa minuta këtë të martë pas debatit të fortë mes deputetit demokrat Ervin Salianjit dhe atij socialist Erion Braçes, ndërsa po diskutohet projektbuxheti i vitit 2022.

11:23
‘Të zgjatet afati i organeve të vetting-ut’/ Letra për Nikollën: Merrni masa mbështetëse!

Në një letër drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Drejtori i Përgjithshëm për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Maciej Popowski, thekson rëndësinë e progresit të reformës në drejtësi, si një nga kushtet më të rëndësishme të hapjes së negociatave.

11:14
“Nuk e respektoj dot”! Einxhel flet për Ilirin

Debati ditën e djeshme mes Einxhel dhe Ilirit u agravua shumë saqë kaloi dhe në ofendime.

11:05
Me rregulloren e kuvendit në dorë/ Basha: Më shumë vlejnë letrat e tualetit, për sa kohë këtu ka kriminelë dhe ju ofendoni gratë!

Etika në fjalimet e deputeteve ka marrë një pjesë të mirë të diskutimeve në seancën maratonë të kuvendit që ka nisur një ditë më parë.

10:58
“Ti prodhon vetëm helm!”/Debat i ashpër Balla-Duma, demokratja: Nuk ekzistoni, pranoni gabimet!

Deklarata e ashpër e deputetes demokrate, Grida Duma solli reagimin e menjëhershëm të deputetit Taulant Balla, ndërsa sot po diskutohet në Kuvend projektbuxheti i vitit 2022.

10:47
Lindje Perëndim/ Si e rrëmbeu mafia shqiptare kryeministrin e Belgjikës! 

 
Gjëra të çuditshme ndodhin në Belgjikë, shkruante pak kohë më parë “The Economist”.

10:47
“Më erdhi inat”/Pse u mërzit Arbri?

Mbrëmjen e djeshme ‘’Vëllai i Madh’’ i ka mundësuar disa prej banorve të kalojnë një mbëmje shumë ndryshe dhe interesante.

10:39
Ambasadorja Kim: Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë brenda ose jashtë Shqipërisë, pozita e SHBA nuk ka për të ndryshuar

Në ekspozitën e hapur në sheshin “Skënderbej” , “Në emër të Amerikës”, në kuadër të 75-vjetorit të largimit të misionit amerikan ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka mbajtur dhe një fjalë të rastit.

10:36
SPAK kërkon ndryshime ligjore, letra për Kuvendin: Mandati i prokurorëve s’duhet të jetë i kufizuar

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në një letër Kuvendit, kërkon ndryshime ligjore për mandatin e prokurorëve.

10:33
Buxheti, Xhafaj: Mjediset e Gjykatës së Lartë në gjendje të mjerueshme

Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në Kuvend e cilësoi si një lajm të mirë rritjen e buxhetit për SPAK.

10:30
“Tallje e dhimbshme”, Bardhi për projektbuxhetin 2022: Shkon vetëm për një grup njerëzish

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi e ka konsideruar një tallje të dhimbshme projektbuxhetin e vitit 2022.

10:23
“Më dhemb bujqësia”/ Braçe: Bujqit po goditen, taksa po i vret! Pse nuk preken favorizimet për ndërtuesit?

Deputeti socialist, Erion Braçe ishte i ashpër në fjalën e tij në kuvend, kur foli për politikat që qeveria po ndjek në sektorin e bujqësisë.

10:15
Turqia arreston një të dyshuar për vrasjen e presidentit haitian

Autoritetet turke kanë arrestuar një burrë që konsiderohet si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moise në muajin korrik, tha ministri i Jashtëm i Haitit, Claude Joseph.

10:14
Ministrja e Shtetit për Rininë: Buxheti i 2022-shit do përqendrohet edhe tek aktivitetet pas mësimit

Ministrja e Shtetit për Rininë, Bora Muzhaqi gjatë fjalës sot në Kuvend theksoi se ku do të përqendrohet buxheti i vitit 2022 sa i përket të rinjve.

09:57
Humb motrën nga kanceri, deputeti socialist u bën thirrje grave: Mos neglizhoni kontrollin dhe mamografinë

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj u ka bërë thirrje të gjitha vajzave dhe grave të mos neglizhojnë kontrollin mjekësor dhe mamografinë, pasi humbi motrën nga kanceri i gjirit.

09:30
Analistët komentojnë rezultatin e zgjedhjeve lokale në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, pësoi një goditje në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash.

09:24
Kuvend/ Vijojnë diskutimet për paketën fiskale dhe projektbuxhetin e vitit 2022

Kuvendi vijon sërish sot diskutimet për paketën e re fiskale dhe projektbuxhetin e vitit 2022, që është miratuar parimisht në komisionet parlamentare.

09:03
I dënuar për tentativë vrasjeje, kapet 29-vjeçari në Shkodër

Një shtetas, i dënuar për “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, është arrestuar në Shkodër pas disa muajsh në kërkim.

08:51
Çfarë prodhuan zgjedhjet e treta parlamentare në Bullgari?

Këtë vit Bullgaria ka mbajtur tre palë zgjedhje parlamentare, në përpjekje për të zgjidhur një ngërç politik që pasoi protestat mbarëkombëtare në fillim të vitit 2020.

08:39
(Video) Përfundon rikonstruktimi i Qendrës Komunitare në Shkozë, do t’i shërbejë mbi 500 familjeve

Rreth 500 familje dhe fëmijë me aftësi të kufizuar në Shkozë, mund të marrin shërbime në Qendrën Komunitare, që tashmë është rikonstruktuar.

08:16
Fitimi i tregut të sigurimeve ra me 30% për 6-mujorin e parë të vitit, ndikohen dhe nga rritja e vdekjeve

Fitimi i kompanive të sigurimit në vend pësoi rënie me 30% në gjysmën e parë të vitit 2021.

08:08
Përplasen vagonët e trenit elektrik në Athinë, ndërron jetë punëtori

Një punonjës ka humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur nga përplasja e dy vagonëve të trenit elektrik të Athinës.

07:55
16 nëntor, dita ndërkombëtare për Tolerancë

Në vitin 1996, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me Rezolutën 51/95 ftoi shtetet anëtare të OKB-së që më 16 nëntor të shënojnë Ditën Ndërkombëtare për Tolerancë.

07:37
Diell por ulen temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.

07:17
Kubë, autoritetet bllokojnë organizatorët përpara marshimit të planifikuar

Autoritetet kubane po godasin aktivistët që kanë bërë thirrje për një “Marshim Qytetar për Ndryshim”. Qeveria kubane ka paralajmëruar opozitën se nuk do të tolerojë veprimet që i quan “anti-revolucionare” dhe “terroriste”, dhe tha se beson që demonstrata është pjesë e një plani amerikan për të ndërhyrë në vend.

06:58
A e ul lëngu i shegës rrezikun e Diabetit? Ja çfarë thonë studimet

Lëngu i shegës, i kuq si një rubin, ofron një sërë vlerash të rëndësishme për organizmin e njeriut. Ai ofron një mariadë të mirash për shëndetin e zemrës, veçanërisht për diabetikët.

06:32
Vaji i peshkut/ Efektet e panjohura në organizëm kur e teproni me dozat

Vaji i peshkut është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3. Ato ndihmojnë në uljen e triglicerideve, eliminimin e inflamacionit dhe zbutjen e simptomave të reumatizmës. Megjithatë, këto vlera nuk duhet t’ju shtyjnë ta teproni me vajin e peshkut. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për efektet anësore të përdorimit të tepruar të vajit të peshkut.

06:16
4 ushqimet më të këqija dhe 4 ushqimet më të mira përpara gjumit

Një ndër rregullat kryesore për një gjumë cilësor është kujdesi me ushqyerjen e tepërt. Ekspertët thonë se ngrënia përpara gjumit jo domosdoshmërisht luan rol në shtimin në peshë. Megjithatë sipas tyre, ushqyerja në orët e vona prish gjumin. Sipas të dhënave, nuk duhet të hani ushqim të paktën 2-3 orë përpara fjetjes. Ky rekomandim bazohet në faktin se stomaku i një personi normal kërkon të paktën 2-3 orë për të shpërbërë ushqimin.

05:50
Ankthi gjatë shtatzanisë/ Çfarë e shkakton dhe si mund ta trajtoni?

Shtatzënia është një periudhë emocionuese sepse së shpejti do të bëheni prind i një fëmije të adhurueshëm. Gjatë shtatëzanisë ju mund të përjetoni një mori emocionesh ose ato mund t’ju kapin në befasi. Disa gra ndiejnë gëzim në çdo rrahje apo goditje, duke u mrekulluar me trupin e tyre që ndryshon. Për të tjera, shtatzënia është e vështirë, pasi sjell lodhje të madhe, ndryshime humori dhe shqetësime të vazhdueshme.

05:15
A mund ta dëmtojë shikimin mbajtja e lenteve? Ja çfarë thonë studimet

Të mbash lente mund të jetë praktike në përditshmëri dhe sidomos nëse merreni me sport. Por nëse shihni raportet e infeksioneve kërcënuese për shikimin dhe probleme të tjera që lidhen me përdorimin e lenteve, mund të ndërroni mendje!

03:36
80 mijë filma në 1 sekond, Japonia shënon rekord të shpejtësisë së internetit

Një rekord i ri botëror është vendosur nga inxhinierët në Japoni sa i përketë shpejtësisë në internet

03:13
​Të pavaksinuarit në Austri nga sot “të izoluar”

Për shkak të situatës dramatike epidemiologjike, qeveria austriake ka marrë vendim për vendosjen e masave më të rrepta kufizuese për personat e pavaksinuar, që parashikon krijimin e kufizuar dhe do të përfshijë edhe fëmijët mbi 12-vjeç.

02:44
COVID-19/ Jansha: Gjykata të vendosë kush mund të punojë në administratën shtetërore

Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha i bëri thirrje sot Gjykatës Kushtetuese që të marrë një vendim përfundimtar nëse mund të zbatohet vendimi i Qeverisë se vetëm ata që janë vaksinuar kundër COVID-it ose janë prekur nga kjo sëmundje mund të punojnë në administratën shtetërore.

02:20
Scholz sulmon liderin e Bjellorusisë: Lukashenko është një diktator i keq

Kandidati kryesor për kancelarin e ardhshëm gjerman, Olaf Scholz, e quajti sot presidentin bjellorus Alexander Lukashenko një “diktator të keq” i cili “përdor njerëzit e dëshpëruar në një lojë të turpshme” për të ushtruar presion mbi BE, duke aluduar në krizën e emigrantëve në kufiri midis Bjellorusisë dhe Polonisë.

01:59
Gërvalla: NATO e BE të parandalojnë agresionin nacionalist serbo-rus në Ballkan

Shefja e diplomacisë së Kosovës Donika Gërvalla mori pjesë sot në panelin diskutues mbi të Ardhmen e Evropës-Perspektivën dhe kontributin e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, nën organizimin e Federica Mogherini, rektore e Kolegjit të Evropës.

01:40
Haradinaj: Kurti po e largon Kosovën nga SHBA-ja

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se me politikat e tij po e largon Kosovën nga aleati i saj strategjik – SHBA.

01:21
Basha: Jemi një parti, kuvendi në 18/ Kreu i PD: Nuk do lejoj askënd ta mbajë peng PD

Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së partisë kreu i PD Lulzim Basha foli për mediat.

00:59
Kryesia e PD 26 vota pro Bashës/ Votohet për mbledhjen e Kuvendit të partisë më 18 dhjetor

Lulzim Basha tregoi se kishte shumicën në Kryesinë e Partisë për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD me date 18 dhjetor. Pika e parë e rendit të ditës së Kuvendit të Lulzim Bashës, që godiste Sali Berishën shkaktoi përplasje të ashpra në mbledhjen maratonë që zgjati 6 orë.