Dy prej diplomatëve më të lartë të BE-së, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe shefi i diplomacisë së bllokut, Josep Borrell do të udhëtojnë këtë javë drejt Kievit me qëllimin të dëshmohet qartë mbështetja për Ukrainën, pas pushtimit të paprovokuar rus në këtë shtet.

Udhëtimi i tyre vjen përpara tubimit masiv që zhvillohet në Varshavë në 9 prill me moton: “Ngrihuni për Ukrainën”. Kjo do të jetë hera e dytë që zyrtarë të lartë të lartë të BE-së vizitojnë kryeqytetin ukrainas, ku më herët kanë ndaluar edhe kryeministrat e Polonisë, Çekisë dhe Sllovenisë, ndërsa javën që shkoi ishte dhe  presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola .

She i NATO-s, Jens Stolenberg bëri edhe një ndërhyrje tjetër për Ukrainën, duke thënë se atje po shihen vuajtje të tmerrshme, dhe se duhet shtuar presioni mbi Putinin.

Top Channel