Shaip Kamberi ka kërkuar që të përsëriten zgjedhjet parlamentare në Luginën e Preshevës pasi më 3 prill iu mohua e drejta e votës shumë qytetarëve.

Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi, i cili hyri në zgjedhje me koalicionin e Shqiptarëve të Luginës, thotë se procesi zgjedhor bëhet jodemokratik.

“Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës. Shumë shqiptarëve i është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bënë procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira. Prandaj zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës, duke zgjidhur paraprakisht çështjen e mohimit të së drejtës për të votuar për çdo qytetar të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi në Facebook të martën.

Ish-deputeti në Parlamentin e Serbisë ka thënë se votat e konfirmuara për këtë koalicion nuk janë garanci për të fituar një mandat.

Top Channel