Ministrat evropianë të financave zhvillojnë sot mbledhje për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë

05/04/2022 14:22

Ministrat evropianë të financave do të takohen ditën e sotme në Luksemburg për të vendosur sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë në lidhje me krimet e kryera në Bucha.

“Ne kemi imazhe të reja nga satelitët mbi atë që po ndodh dhe çfarë po ndodhte në Bucha. Dhe ne duhet të reagojmë,” tha të martën Paolo Gentiloni, Komisioneri Evropian për Ekonominë.

Ministri francez i financave Bruno Le Maire tha se sanksionet e naftës dhe qymyrit janë një mundësi.

Le Maire tha se nuk ishte i sigurt se cili do të jetë pozicioni i 27 vendeve anëtare, por tha se mendon që ekziston vendosmëria totale e të gjitha vendeve anëtare për të zbatuar sanksionet.

Top Channel