SHBA njohu Alibeajn si kryetar në detyrë në PD/ Reagon Paloka, sulmon ambasadoren Yuri Kim

05/04/2022 13:51

Edi Paloka, pjesë e grupit të Rithemelimit, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, pas takimit që ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi sot me Enkelejd Alibeaj duke e njohur, sic shkroi ajo, si kryetarin në detyrë të PD.

Me një gjuhë të ashpër ndaj ambasadores amerikane, Paloka shkruan se takimi është më tepër se turp, është shkelje jo vetëm e cdo etike, por dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

“Ky është më teper se turp, është shkelje e jo vetëm e cdo etike por dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë!

Kjo zonja që uroi Ramën për “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor më 25 prill ; që ka dalë hapur në mbeshtetje të qeverisë më të korruptuar në rajon ( sic e cilëson vetë Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe që prej kohësh është angazhuar në vetë të parë në përcarjen e opozitës shqiptare, sot ka ndërmarrë një akt të fundit , gjithnjë në shërbim të të njëjtit qëllim.

Zonja ambasadore, me arrogancë , tregon se jo vetëm nuk respekton Konventen e Vjenës po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithëse flet gjithë kohën për drejtësinë.

Ti zonjë mund të takosh kë të duash dhe si të duash, po nuk mund të vendosësh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lirë të demokratëve shqiptarë!”- shkruan Paloka në një postim në facebook.

Top Channel