OKB: Mbi palën ruse rëndojnë akuzat përdhunime në grup, edhe para fëmijëve

05/04/2022 16:49

Rosemary DiCarlo, Nënsekretarja e Përgjithshme e OKB-së për Çështjet Politike dhe Ndërtuese të Paqes, ka referuar akuzat për dhunë seksuale të kryera nga forcat ruse në pushtimin e tyre në Ukrainë.

Akuzat përfshijnë përdhunime në grup dhe përdhunime para fëmijëve. Misioni i OKB-së për monitorimin e të drejtave të njeriut në Ukrainë vazhdon të kërkojë të verifikojë të gjitha këto pretendime”.

Ajo ngriti shqetësimin edhe për të burgosurit të luftës.

Jemi gjithashtu të shqetësuar për videot që paraqesin abuzimin e të burgosurve të luftës nga të dyja palët. Të gjithë të burgosurit e luftës duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt të plotë për të drejtat e tyre në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare”.

Nënsekretarja tha se do të mblidhen provat për të nisur hetimet.

Top Channel