Kryebashkiaku i Kievit: Çdo euro që merrni ose dërgoni në Rusi, është gjak ukrainas

05/04/2022 12:07

Kryetari i kryeqytetit Ukrainas Vitali Klitschko, i ka kërkuar ditën e sotme të gjithë politikanëve evropianë të ndërpresin çdo lidhje me Rusinë, duke argumentuar se çdo pagesë ndaj Rusisë është e mbuluar me gjak dhe e ndihmon atë për të forcuar ushtrinë e saj.

“Çdo euro, çdo cent që merrni ose dërgoni në Rusi ka gjak, janë para të përgjakshme dhe gjaku i këtyre parave është gjaku i Ukrainës. Gjaku i popullit ukrainas.”– tha ai.

Klitschko gjithashtu përshkroi gjenocidin në Bucha, psi këtë javë e kishte vizituar gjytetin nga afër dhe tha se ka parë pamjet e trishta aty.

Ai thotë se pa civilë të vdekur, duke përfshirë një grua të moshuar, dhe një makinë me një flamur të bardhë dhe shkronjat fëmijë nga jashtë që ishin qëlluar dhe kishte gjak brenda.

Top Channel