Çfarë qëndron pas fotos prekëse mes viktimave të Burchas/ Kush ishte Irina para sulmeve të rusëve

05/04/2022 15:53

Irina është një prej ukrainasve që u vranë nga rusët në Bucha.

Kryeredaktorja e një medie në Ukrainë, Katerina Sergatskova bëri publik informacionet për Irinën. Ajo ka publikuar foto të vajzës para pushtimit të rusëve dhe të trupit të saj të vdekur.

 “Kjo është Iryna para se Rusia të vinte në tokën tonë. Ajo po mësonte grimin dhe kishte plane. Ajo jetonte në Bucha. Kjo është dora e saj me manikyr në foton grafike që shumë prej jush e kanë parë. Rusët vranë Irynën dhe qindra njerëz si ajo. Vetëm sepse ishin ukrainas”, shkruhet në Twitter.

Pamjet e bëra publike nga masakra në Burcha kanë solidarizuar të gjithë botën. Qytetarë të vdekur në rrugë apo varre masive me qindra të varrosur.

Top Channel