BE mund të miratojë nesër sanksione të reja kundër Rusisë, do të ndikojnë në importet e gazit dhe qymyrit

05/04/2022 10:02

Ministri i Çështjeve Evropiane të Francës Clement Beaune, ka deklaruar sot se Bashkimi Evropian me shumë mundësi mund të miratojë ditën e nesërme një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë.

Ai përmendi në deklaratën e tij se këto sanksione do të ndikojnë në importet e gazit dhe qymyrit nga Rusia.

“Sanksionet e reja ndoshta do të miratohen nesër, BE-ja gjithashtu duhet të veprojë shpejt për importet e gazit dhe qymyrit nga Rusia”- tha Clement Beaune.

Rusia mohoi çdo akuzë në lidhje me vrasjen e civilëve, përfshirë në Bucha. I dërguari i saj në Kombet e Bashkuara Vasily Nebenzya, thotë se Rusia do të paraqesë “prova empirike” në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të martën që tregojnë se forcat e saj nuk ishin të përfshira në mizori.

Top Channel