Këngëtari Kanye West nuk do të performojë në ‘Coachella’ këtë vit.

Ai ishte një nga artistët kryesore në festivali që mbahet në Kaliforni fundjavën e ardhshme, së bashku me Billie Eilish dhe Harry Styles.

Reperi Travis Scott do t’i bashkohej Kanyet në skenë, kështu që tani as ylli i hitit “Highest in the room” nuk do të jetë prezent.

Aktualisht nuk dihet pse Kanye po tërhiqet, por vendimi vjen pas disa muajve të vështirë, ku artisti është sulmuar përmes postimeve të shumta në rrjetet sociale ish-gruan e tij Kim Kardashian.

Sulmi i tij racist ndaj prezantuesit Travor Noah e pezulloi nga “Instagrami” për 24 orë muajin e kaluar, megjithatë reperi nuk ka postuar më asgjë që atëherë..

Ndërkohë, Kanye nuk është parë në publik që nga 27 marsi kur ndoqi nga afër ndeshjen e futbollit të Saint me Kim dhe North.

 

Top Channel