Europa “zbon” diplomatët rusë: Dhjetëra të dëbuar, Kremlini: Do të hakmerremi!

05/04/2022 14:42

Ministri i jashtëm Italian, Luigi Di Maio njoftoi dëbimin e 30 diplomatëve rusë nga vendi, një hap ky, i hedhur sipas tij për arsye të lidhura me sigurinë kombëtare.

Një masë e tillë, e marrë në pajtim me partnerët tanë euroatlantikë, ishte e nevojshme në kontekstin situatës aktuale të krizës që krijoi agresioni i pajustifikuar i Federatës ruse në Ukrainë”, sqaroi shefi i diplomacisë italiane.

Nuk vonoi shumë që të mbërrinte reagimi i Kremlinit. “Do të përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Dëbimi i diplomatëve tanë dëshmon qartë mungesën e largpamësisë europiane”, ishte komenti i tij. Por Roma zyrtare nuk ishte e vetmja që ndërmori një lëvizje të tillë. Danimarka e Suedia i bashkuan edhe ato aleatëve të BE-së, përfshirë Gjermaninë, Francën e Spanjën që kanë detyruar më shumë se 120 diplomatë rusë të bëjnë gati valixhet këto 48 orët e fundit.

Dëbimet vijnë në mesin e indinjatës ndërkombëtare që shkaktuan vrasjet në qytetin ukrainas të Buchas. qeveria daneze foli për brutaliteti të hapur rus kundër civilëve në Bucha, e theksoi se sulmet e qëllimshme kundër civilëve përbëjnë krime lufte. Di Maio shtoi se përpjekjet për paqen nuk do të ndalen, ndërsa i mëshoi idesë se fakti që Italia është një nga vendet garante për Ukrainën, nuk e ekspozon atë ndaj asnjë rreziku.

Top Channel