Nënvarianti BA.2 i koronavirusit është kthyer tashmë në shtamin dominues të koronavirusit të ri në Shtetet e Bashkuara, duke bërë që mjekët të shohin pacientë të rinj me një sërë simptomash të Covid 19.

Doktoresha Erica Johnson në Qendrën Mjekësore Johns Hopkins Bayview në Baltimore, tha për HuffPost se ka parë të rikthehen disa simptoma të njohura të sëmundjes. “Ajo që po shohim deri tani është shumë e ngjashme me shenjat tipike të ‘Omicronit’ për sa i përket simptomave dhe ashpërsisë”, u shpreh mjekja e cila theksoi se pacientët po shfaqin rrjedhje hundësh, dhimbje koke, tështima, dhimbje fyti, kollë të vazhdueshme, ngjirje të zërit, ethe, dhimbje muskujsh, dhimbje gjoksi, humbje të nuhatjes.

Sipas Johnson, tek personat e prekur nga BA2 dallojnë sidomos dy shenja të sëmundjes: ata kanë lodhje të madhe dhe marrje mendsh. Variante të tjera po dalin pas Omicronit, dhe ajo që ne po përpiqemi të bëjmë tani është të krijojmë një vaksinë e të mbrojë ndaj të gjithë këtyre shtameve, shpjegoi kreu i Pfizer, Albert Bourla për CBS.

Sipas tij, fokusi tani është të krijohet një vaksinë e cila mund të ofrojnë mbrojtje për të paktën një vit dhe të ndihmojë krijimin e imunitetit kundër cso varianti të ri të koronavirusit, përfshirë dhe omicronin.

Top Channel