Shira të rrëmbyeshëm e përmbytje masive në Katalonjë, humbin jetën dy persona, fillojnë kërkimet për një të zhdukur
Një sulm rus ka goditur një rezervuar me acid nitrik në qytetin lindor të Ukrainës, Rubizhne, duke shkaktuar një re tymi toksik e cila mbuloi të gjithë zonën
Lajmi u konfirmua nga zyrtarë ukrainas, ndërsa në faqen e twitter të parlamentit ukrainas u shkrua: Në Rubizhne, rajoni i Luhansk, trupat ruse goditën një tank me acid nitrik! Acidi nitrik është shumë i rrezikshëm nëse thithet, gëlltitet ose është në kontakt me lëkurën. Pasojat e këtij sulmi janë të ngjashme me përdorimin e armëve kimike apo biologjike!
Zyrtarët në Ukrainë apeluan banorët të mos dalin nga vendstrehimet dhe të mbyllin dritaret dhe për t’u mbrojtur nga avujt dhe mjegulla e acidit nitrik, përdoren maska me gaz.
“Kur aplikohet lokalisht në sy, acidi nitrik shkakton dëme të rënda, në nekrozë të kornesë dhe konjuktivës, duke çuar në humbjen e shikimit,” tha një zyrtar.
“Ndihma e parë: nëse acidi nitrik ju futet në sy, shpëlajini me ujë të rrjedhshëm për 10-30 minuta. Në rast kontakti me lëkurën, lani sipërfaqen e prekur me ujë, duke shtuar sodë buke dhe sapun. Nëse gëlltitet acidi nitrik, pini shumë ujë. “Ndiq drejtimin e erës! Mezi presim të bjerë shi, do të ndihmojë! Mbani kontakte! Ndiqni sinjalizimet e informacionit!” shtoi ai.
Top Channel